Flash

Evazion fiskal me dëm rreth 200 mln euro, SPAK hetime me EPPO, operacioni në 17 shtete

Lapsi.al 1 March 2024
Evazion fiskal me dëm rreth 200 mln euro, SPAK hetime me EPPO, operacioni

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në koordinim me Zyrën e Prokurorit Publik Europian (EPPO), ka ndjekur hetimet për Operacionin e koduar “Cluster Midas”, për veprën penale “Evazioni Fiskal”, e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Këto aktivitete janë kryer duke krijuar fatura fiktive me qëllimin e rimbursimit të TVSH-së, si dhe shmangien e detyrimeve fiskale.

Dëmi i kryer nga këto aktivitete llogaritet të jetë 195 milion Euro, i cili është i shpërndarë në 17 shtete kryesisht Evropiane. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka kryer 5 kontrolle ambientesh, nga të cilat janë sekuestruar pajisje të ndryshme elektronike (aparate telefonike, laptop, si dhe USB/HDD), janë marrë në pyetje shtetas të ndryshëm, si dhe janë siguruar të gjitha provat materiale që subjektet në hetim kanë kryer në Shqipëri.

Ky hetim është shtrirë në 17 shtete (Shqipëri, Austri, Kroaci, Qipro, Çeki, Estoni, Gjermani, Hungari, Itali, Maltë, Holandë, Poloni, Portugali, Sllovaki, Slloveni, Suedi dhe në Mbretërinë e Bashkuar), duke kryer më shumë se 180 kontrolle, si dhe janë arrestuar 14 shtetas. Më shumë se 680 hetues të ndryshëm janë angazhuar për të realizuar këto veprime hetimore.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë fillim muaji

Në tregun e këmbimit valutor sot euro do të blihet me 103.6 lekë dhe do të shitet me 104.3 lekë, ndërsa një dollar amerikan blihet me 95.6 lekë dhe shitet me 96...

08:18

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI