Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Djali ishte kthyer nga emigracioni, babë e bir sot kishin nisur punë te kantieri në Lushnje

Lapsi.al 1 March 2024
Djali ishte kthyer nga emigracioni, babë e bir sot kishin nisur punë

I afërmi i viktimave të ngjarjes së rëndë në Lushnje, babë e bir, ka dhënë një intervistë për Euronews Albania, ku u shpreh se Roland Verçani dhe i biri sot kishin filluar punë në kapanonin që shpërtheu.

Ai theksoi se i riu sapo ishte kthyer nga Italia, pasi ishte në emigrim.

Mes tjerash ai shtoi se Roland ishte baba i tre fëmijëve, ndërkohë që dhe më parë bënte të njëjtën punë, pra me vinç.

“Janë kushërinjt tonë, Landin e kemi fis. Ishte dita e parë e punës bashkë më djalin.

Punonte me kamion, me vinç. Landi ka dy çuna dhe një gocë. Landi ishte 55 vjeç.

Çuni ka qenë në Itali, djali kishte rreth një muaj që kishte ardhur nga emigrimi. Punonin, mirë e kishin gjendjen ekonomike”-tha ai.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI