Sa më shumë thellohesh në dosjen e gjyqit të Fredi Belerit, aq më tepër e kupton që ke të bësh me një proces të denjë për montimet që bënte KGB-ja ruse në vitet 30 të shekullit të shkuar. Manipulimet e fundit janë nxjerrë në dritë nga të dhënat e kompanisë Vodafon, prej së cilës janë zbardhur lëvzjet e dy prej persnazhve kyç të akuzës: ish sheft të policsë së Himarës, Ermal Hajdini dhe të infiltruarit dhe të paguarit prej tij, Arsen Rama, që futi në kurth kandidatin e Omonias, në zgjedhjet e 14 majit. Të dy kanë dalë zbuluar dhe dyshohen se kanë dhënë dëshmi të rreme para gjykatës.
Po ku konsiston mëkati i dy njerëzve që i ngritën çarkun Belerit? Sipas versionit që të dy rrëfyen në sallën gjyqit historia ka filluar kështu. Pretendohet se i infiltruari i policisë Arsen Rama, ka dëgjuar, nga njërëz "që nuk i mban më mend", se Beleri kërkonte të blente vota. Ai e ka shpënë këtë informacion të përpunuesi i tij Ermal Hajdini, i cili e kishte përdorur si spiun edhe herë të tjera, duke shfrytëzuar dobësinë e një njeriu të dënuar dy herë për vjedhje dhe mashtrim. LEXO ME TEJ: