Flash

Ambasadori holandez për situatën në Kuvend : Duhet të kemi një debat konstruktiv

Lapsi.al 1 March 2024
Ambasadori holandez për situatën në Kuvend : Duhet të kemi

Ambasadori holandez në Shqipëri, Reinout Vos, pas një takimi që ka pasur me studentë të fakultetit ekonomik në Korçë ka komentuar hapjen e mundshme të negociatave për kapitujt themelorë në mbledhjen e këshillit në 21 mars.

Vos është ndalur edhe tek situatat parlamentare si dhe bllokimin që po i bën opozita prej muajsh këtij parlamenti. Ambasadori i është përgjigjur dhe interesit të gazetarëve për probleme të politikës shqiptare.

Pyetje: Para dy ditësh në Tiranë u zhvillua samiti Ballkani Perëndimor me BE. A ka shanse Shqipëria të hapë negociatat për kapitujt themelorë në mbledhjen e Këshillit në 21 mars?

Ambasadori: Siç e dini Shqipëria është në rrugën e saj drejt BE, kështu që zyrtarisht negociatat kanë nisur. Që raundi tjetër i negociatave të nisë duhet të ketë një vendim nga Këshilli në Bruksel por jam konfident që do të vijë shpejt. Nuk shoh arsye pse ky vendim duhet të zgjatet, është një proces në vijim dhe besoj se vendimi do të merret shpejt.

Pyetje: Prej 5 muajsh opozita po bllokon punimet e parlamentit, a keni një mesazh për palët politike? A duhet ti kthehet parlamenti diskutimeve normale?

Ambasadori: Parlamenti është demokraci, demokracia është zemra e një kombi dhe duhet të kemi një debat konstruktiv në parlament. Është e trishtë që Shqipëria muajt e fundit nuk ka patur një jetë të shëndetshme parlamentare. I kërkoj të dyve partive të bëjnë maksimumin e tyre, të kemi një parlament siç duhet të jetë."

Pyetje: Opozita është shprehur se ka dërguar gjithë ambasadave të huaja një letër ku ankohet për privimin e të drejtave të saj. A është kjo e vërtetë?

Ambasadori: Të dyja partitë e mëdha duhet të kontribuojnë në jetën parlamentare. Kjo është thirrja jonë. Për momentin kemi këto bllokime të procedurave parlamentare dhe reforma zgjedhore është një nga synimet që ne kemi."

Të këshilluara

Damian Gjiknuri paraqitet në SPAK

Ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri është paraqitur në SPAK. Ndërkohë që ende nuk dihet arsyeja e mbërritje s së tij në godinën ...

09:21

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI