Flash

Valhelyi gjatë konferencës për shtyp: Rajoni juaj mund të bëhet gati më shpejt për t’u bërë pjesë e BE

Lapsi.al 29 February 2024
Valhelyi gjatë konferencës për shtyp: Rajoni juaj mund të

Gjatë konferencës së përbahkët me kryeministrin Rama, komisioneri Valhelyi, u shpreh për mediat se ideja e planin të ri ka lindur kryesisht në Tiranë, teksa u shpreh se rajoni i Ballkanit Perëndimor, mund të bëhet gati shumë shpejt për të qenë pjesë e BE-së.

“Dua të ndaj një sekret. Ideja e planit të rritjes ka qenë kryesisht e konceptuar në Tiranë në diskutime te mëparshme që kemi pasur me kryeministrin Rama dhe liderët e tjerë të rajonit. Nuk është vetëm ide e BE, por ka qenë edhe ideja e të gjithë rajonit.

Ne po flasim se çfarë do të zbatojmë nga ky plan për këtë vit. Kjo punë po vijon dhe ne vijojmë dhe diskutimet se çfarë duhet të bëhet. Dita e sotme ka qenë dhe inkurajim i madh për të ecur para. Pritja për kamionët është hequr dhe mund të arrijmë të kursejmë edhe më shumë kohë. Këto janë ato gjëra që njerëzit duhet t’i ndjejnë, t’i prekin dhe t’i shohin. Këto janë risitë e këtij plani. Europa është shumë burokratike, por mendoj se këtë herë ne kemi mundësi që të tregojmë përfitimet e drejtpërdrejta ekonomike të një vendi. Rajoni juaj mund të bëhet gati më shpejt për t’u bërë pjesë e BE. Këto vende po fillojnë që t’i aplikojnë këto rregulla që sot.”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI