Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Qëlloi me armẽ komshiun, vetëdorëzohet autori në Krujë

Lapsi.al 29 February 2024
Qëlloi me armẽ komshiun, vetëdorëzohet autori në

Autori i plagosjes mbrëmjen e shkuar në Krujë është vetëdorëzuar në policinë lokale të qytetit. Shtetasi Perlat Merlika, 43-veç, u arrestua nga efektivët e policisë pas dorëzimit, ndërsa një natë më parë plagosi me armë zjarri shtetasin Artan Goga pronar i një pike shitje makinash, pas një konflikti banal.

“Ditën e sotme, është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Krujë dhe u arrestua shtetasi P. M., 43 vjeç, banues në Krujë. Ky shtetas, ditën e djeshme, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. G., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, sqaroi policia.

Autori dhe i plagosuri kanë debatuar në një lokal në lagjen ‘Zim Zeneli’ të Krujës ku po zhvillohej një lojë tavëll, dhe i plagosuri ka goditur autorin, i cili pasi kanë dalë nga lokali ka qëlluar në drejtim të mikut të tij një herë me pistoletë.

Të këshilluara

Aksident në Fier, një i plagosur rëndë

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier-Lushnje. Një automjet ka përplasur një person me biçikletë, ndërsa mësohet se drejtuesi i biçikletës ndod...

17:35

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI