Flash

"Pasojat do të jenë tragjike", kërcënimi i Putin nëse perëndimi dërgon trupa në Ukrainë

Lapsi.al 29 February 2024
"Pasojat do të jenë tragjike", kërcënimi i Putin

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar vendet perëndimore kundër dërgimit të trupave në Ukrainë. Putin shprehet se pasojat e një vendimi të tillë do të ishin tragjike. Në fjalimin e tij vjetor për gjendjen e kombit, presidenti Putin akuzoi Perëndimin se po përpiqet të tërheqë Rusinë në një garë armësh. Në të njëjtën kohë, ai tha se Rusia duhet të forcojë mbrojtjen e saj në kufirin perëndimor tani që Suedia dhe Finlanda po i bashkohen NATO-s. Presidenti Putin tha se Perëndimi provokoi konfliktin në Ukrainë dhe vazhdon të gënjejë pa asnjë siklet duke thënë se Rusia gjoja synon të sulmojë Evropën.

Disa vende të NATO-s, përfshirë SHBA-në, Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe, përjashtuan dislokimin e trupave tokësore në Ukrainë. Putin gjithashtu u mburr me armët e sofistikuara të Rusisë - si avionët hipersonikë dhe mjetet nënujore dhe tha se forcat strategjike bërthamore të Rusisë janë në një gjendje të gatishmërisë së plotë. Veçanërisht, Presidenti Putin iu referua në mënyrë eksplicite dy viteve të luftimeve në Ukrainë si një luftë, pavarësisht këmbënguljes së tij të përsëritur që pushtimi i Rusisë duhet të përshkruhet si një operacion special ushtarak.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se fjalimi mund të shihet në një masë të madhe si programi zgjedhor i Putinit. Në të vërtetë, pjesa më e madhe e fjalimit u përqendrua në çështjet e brendshme, duke filluar nga modernizimi i sistemit të taksave te pensionet dhe stimujt që synojnë të rrisin shkallën në rënie të lindjeve në Rusi. Ai foli gjithashtu për nevojën për të përmirësuar shëndetin e kombit, duke njoftuar një sërë masash që synojnë rritjen e jetëgjatësisë së Rusisë, e cila në 70 vjeç është aktualisht një nga më të ulëtat në Evropë.

Të këshilluara

Papa Françesku transportohet në spital

Papa Françesku u dërgua sot në spitalin Gemelli në Romë pas një auditori të përgjithshëm të mbajtur në Vatikan për një ekzaminim mjekësor sipas mediave në Itali...

12:51

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI