Flash

Në kërkim për tentativë vrásjeje dhe ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohen dy persona në Tiranë

Lapsi.al 29 February 2024
Në kërkim për tentativë vrásjeje dhe ndihmë

Dy persona të shpallur në kërkim janë vënë në prangat e policisë së Tiranës. Policia njofton se një 40-vjeçar u arrestua pasi ndaj tij ishte dhënë masa “arrest me burg” për “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë.

Në pranga ka rënë edhe një tjetër 40 vjeçar pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet intensive në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”. Kapen dhe vihen në pranga, nga strukturat e Komisariarit të Policisë Nr. 4 dhe të Komisariatit të Policisë Nr. 5, dy shtetas të shpallur në kërkim. Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 4 dhe ato të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar "Sundimi i ligjit", bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e dy shtetasve në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tyre, përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i kontrolleve:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kapën dhe ndaluan shtetasin D. H., 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim", mbetur në tentativë. Ky shtetas dyshohet se më datë 03.06.2023, në Paskuqan, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), një 24-vjeçar;

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kapën dhe ndaluan shtetasin A. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

Megaoperacioni "Sundimi i ligjit" vazhdon. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI