Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Lufta në prag/ Putin nxjerr "armët bërthamore", kërcënim për "asgjësimin e qytetërimit"

Lapsi.al 29 February 2024
Lufta në prag/ Putin nxjerr "armët bërthamore",

Lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e 736 dhe në një fjalim në parlamentin e Rusisë, presidenti Vladimir Putin ka kërcënuar me "asgjësimin e qytetërimit", nëse Nato vazhdon të përparojë në kufi me Rusinë.

"Gjithçka që po sajon Perëndimi, çon në të vërtetë në kërcënimin e një konflikti me armë bërthamore dhe për rrjedhojë në asgjësimin e qytetërimit" ka thënë Putin. Presidenti rus iu drejtua drejtpërdrejt vendeve perëndimore, kur deklaroi më pas: “Edhe ne kemi armë të afta për të arritur në territoret tuaja”.

Gjatë fjalimit ai njoftoi se raketa balistike Sarmat i është dorëzuar ushtrisë dhe "së shpejti do të demonstrojmë aksionin në terren". Ndërkohë, në 24 orët e fundit ka pasur mbi njëqind “sulme të furishme të ushtrisë ruse në të gjithë vijën e frontit”. Kjo u raportua nga Shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes së Kievit.

"I gjithë vendi" mbështet ushtarët rusë të përfshirë në operacionin ushtarak në Ukrainë dhe të bashkuar "ne mund të kapërcejmë gjithçka" ka thënë Putin në fjalimin e tij para dhomave të mbledhura të parlamentit rus.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI