Flash

Kryeredaktori i gazetës ruse arrestohet për "përbuzje të ushtrisë"

Lapsi.al 29 February 2024
Kryeredaktori i gazetës ruse arrestohet për "përbuzje

Sergei Sokolov, kryeredaktori i gazetës së njohur dhe të pavarur ruse, Novaya Gazeta, u arrestua të enjten në Moskë, pas akuzave se gjoja i ka “përbuzur” forcat e armatosura ruse, njoftoi gazeta.

Zyrtarët e Qendrës së Rusisë për Luftimin e Ekstremizmit ia vunë prangat Sokolovit, tha Novaya Gazeta.

Sipas gazetës, akuzat – të cilat janë “administrative” dhe janë të ndëshkueshme zakonisht me gjobë apo me dënim të shkurtër me burg – kanë të bëjnë me një shkrim në gazetën e shtypur.

Nuk dihet se kur do të mbahet seanca dëgjimore kundër Sokolovit.

Vëzhguesi i mediave, Reporterët pa Kufij, shkroi në rrjetin social X se proteston kundër arrestimit të tij, “i cili është dëshmi shtesë e dhunës së censurës në Rusi”.

Sokolov u bë udhëheqës i lajmeve në Novaya Gazeta në shtator 2023, pasi kryeredaktori i deriatëhershëm, laureati i Çmimit Nobel për Paqe, Dmitry Muratov, u shpall “agjent i huaj” nga autoritetet ruse.

Në shtator 2022, një gjykatë në Moskë ia hoqi licencën Novaya Gazetës, e cila ka qenë kritike ndaj Kremlinit për shumë vite.

Disa ditë pasi presidenti Vladimir Putin i dërgoi trupat brenda Ukrainës para dy vjetëve, Parlamenti i kontrolluar nga Kremlini e miratoi një legjislacion i cili e bën të jashtëligjshëm përçmimin e ushtrisë ruse, apo përhapjen e “informatave të rreme” për veprimet e vendit në Ukrainë.

Dhjetëra media të pavarura në Rusi u ndaluan si pasojë, derisa media të tjera thanë se nuk do të raportonin në lidhje me luftën në Ukrainë.

Novaya Gazeta njoftoi në mars 2022 se do ta pezullonte punën gjatë luftës në Ukrainë. Por, stafi i Novaya Gazetës, që iku jashtë vendit, e nisi një projekt të ri, Novaya Gazeta Europe, e cila është kritike e zëshme e pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Të këshilluara

Papa Françesku transportohet në spital

Papa Françesku u dërgua sot në spitalin Gemelli në Romë pas një auditori të përgjithshëm të mbajtur në Vatikan për një ekzaminim mjekësor sipas mediave në Itali...

12:51

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI