Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Detaje të reja nga atentati në Krujë/ I plagosuri kishte qenë shok me autorin

Lapsi.al 29 February 2024
Detaje të reja nga atentati në Krujë/ I plagosuri kishte

Një person është plagosur me armë zjarri këtë mbrëmje në Krujë. 57-vjeçari Artan Goga, tregtar makinash u qëllua me pistoletë nga Perlat Merlika dhe thuhet se ka marrë një plagë në kokë. Gjithsesi policia tha se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën. Mediat raportojnë se autori dhe i plagosuri janë komshinj dhe kanë qenë shokë me njëri tjetrin, por plagosja ka ndodhur pas një sherri të momentit.

57-vjeçari ka qenë duke lëvizur me motor kur është qëlluar me pistoletë. Në vendngjarje është gjetur një gëzhojë e armës me të cilën është qëlluar. Fatmirësisht, plagët e Artan Gogës nuk janë të rënda. Ky i fundit po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në spitalin e Krujës. Policia po vijon me kërkimet për kapjen e autorit i cili dyshohet se fshihet në lagjen ku ndodhi ngjarja. Për këtë shkak në rrugët e qytetit janë parë Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë të cilët kanë rrethuar dhe po "krehin" zonën ku dyshohet se është fshehur autori. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI