Flash

Ursula Von der Leyen: Financimi i Ukrainës me pajisje ushtarake të mundësohet nga asetet e ngrira ruse

Lapsi.al 28 February 2024
Ursula Von der Leyen: Financimi i Ukrainës me pajisje ushtarake të

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, propozoi përdorimin e aseteve të ngrira ruse për të financuar pajisjet ushtarake të Ukrainës.

“Është koha për të filluar diskutimin e përdorimit të aseteve të ngrira ruse për blerjen e përbashkët të pajisjeve ushtarake për Ukrainën”, tha presidentja e Komisionit të mërkurën gjatë një fjalimi para Parlamentit Evropian në Strasburg.

Theksohet se mënyra e përdorimit të aseteve të shtetit rus që u sekuestruan pas pushtimit rus të Ukrainës, është objekt konsultimesh intensive dhe ngre çështje ligjore.

Opsioni i konfiskimit të tyre është pritur me hezitim brenda E, megjithatë, Brukseli është duke gjetur mënyra për të përdorur asetet që rrjedhin nga këto pasuri.

“Me ose pa mbështetjen e partnerëve tanë, ne nuk mund të lejojmë që Rusia të fitojë ,” përsëriti presidentja e KE.

Duke iu referuar situatës më të gjerë të BE, Ursula von der Leyen këmbënguli në nevojën për të forcuar sovranitetin evropian.

Të këshilluara

Papa Françesku transportohet në spital

Papa Françesku u dërgua sot në spitalin Gemelli në Romë pas një auditori të përgjithshëm të mbajtur në Vatikan për një ekzaminim mjekësor sipas mediave në Itali...

12:51

Trump vs Biden: Kush i udhëheq sondazhet?

Në 5 nëntor amerikanët do të zgjedhin presidentin e tyre të ardhshëm. Kandidatët kryesorë do të jenë pothuajse me siguri të njëjtë si në vitin 2020. Joe Bide...

19:15

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI