Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Takimi me Vuçiç në Tiranë, Zelenskyy falënderon Serbinë për ndihmën (VIDEO)

Lapsi.al 28 February 2024
Takimi me Vuçiç në Tiranë, Zelenskyy falënderon
Gjatë ditës së sotme (28 shkurt) në Tiranë u mbajt Samiti për Ukrainën, ku të pranishëm përpos presidentit të Ukrainës, ishin edhe përfaqësues nga vendet e rajonit. Volodymyr Zelensky gjatë samitit ka zhvilluar edhe një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për të cilin ka bërë një reagim në rrjetin social “X”. Zelensky shprehet se ka falënderuar Serbinë për mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës si dhe për ndihmën e saj humanitare dhe mikpritjes se qytetarëve ukrainas të ikur nga lufta. Kujtojmë se Serbia është i vetmi vend në Rajon dhe Evropë , që nuk ka pranuar t’i vendosë sanksione Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës. Reagimi i plotë: Jam takuar me Presidentin @AVucic dhe falënderova Serbinë për mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, si dhe ndihmën e saj humanitare dhe financiare dhe mirëpritjen e ukrainasve që ikën nga lufta. Vura re rëndësinë e pjesëmarrjes së Serbisë në zbatimin e Formulës së Paqes. Ne koordinuam kontakte të mëtejshme me synimin për të zgjeruar mbështetjen globale për Formulën. Unë e informova presidentin Vuçiç për situatën aktuale në vijën e frontit. Ne diskutuam gjithashtu sfidat e sigurisë dhe politike në Evropën Lindore.

Të këshilluara

Aksident i rëndë në Fier, dy të plagosur

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “ Rrethrrotullimi i Çermës” në Fier, ku një një 43-vjeçar duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin dhe...

19:47

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI