Flash

Samiti për Ukrainën / Vuçiç, fituesi i vetëm

Lapsi.al 28 February 2024
Samiti për Ukrainën / Vuçiç, fituesi i vetëm

Fituesi i vërtetë i samitit për Ukrainën nuk ka qenë as mikpritësi kryesor, Edi Rama, as i ftuari i tij i nderit Vlodymir Zlenski, por presidenti serb Aleksandar Vuçiç. Ai u ka imponuar pjesmarrësve të tjerë konkluzionet e deklaratës përfundimtare pas mbledhjes disa orëshe që u mbajt mesditën e së mërkurës në Tiranë.

Në një intervistë për televizionin serb RTS, Vuçiç tha se zëri i Serbisë u dëgjua me respekt në samitin e Tiranës.

Ai këmbënguli se Serbia nuk mund të bënte kompromise. ‘Pjesëmarrësit ranë dakord që ta heqin pjesën për sanksionet dhe ndikimin keqdashës të Rusisë… Jemi informuar se kjo është pranuar. Nuk ka sanksione, nuk flitet për sanksione dhe aty nuk përmendet ndikimi keqdashës rus’, tha Vuçiç.

Vuçiç flet me krenari: Si e ndryshuam deklaratën për Ukrainën në samitin e Tiranës

Një gjë tjetër që u hoq nga deklarata ishte “ndikimi keqdashës” i Rusisë mbi vendet e rajonit, pasi delegacioni serb këmbënguli se ai mund të shtonte se në këndvështrimin e tij mund të kishte palë të tjera më të rrezikshme.

“Ne kemi disa emra shtetesh të tjerë për ndikimin keqdashës të të cilëve mund të flasim. Ne zhvilluam zgjedhje, kështu që e pamë si dukej ky ndikim. Pra, nëse juve ju shqetëson Rusia, nuk do të them se na shqetëson dikush tjetër, por dua të them se ishin ata që kishin një ndikim të tillë në vendin tonë, pa qenë rusë. Dhe pas këmbënguljes sonë hoqën këtë perifrazim, – theksoi Vuçiç.

Ne nuk mund ta pranonim këtë deklaratë edhe për sa u përket sanksioneve, sepse ne as nuk kemi autoritet, as nuk mundemi dhe as nuk duam ta shkatërrojmë politikën e shtetit të Serbisë që ka kaluar në Këshillin e Sigurisë Kombëtare” – tha ai.

Vuçiç i imponohet Tiranës, deklarata për Ukrainën nuk i përmend sanksionet ndaj Rusisë

Ai arriti të heqë nga dokumenti i konkluzioneve edhe nënshkrimin e Republikës së Kosovës. “Ne nuk mund të pranojmë që të gjitha shtetet të firmosnkn veçan, sepse ky format deklarate do ta njihte Kosovën" tha ai

Ndyshimin e draftt fillestar e pranoi edhe  ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, kur komentoi deklaratën e përbashkët mbi Samitin e Sigurisë “Ukrainë-Evropë Juglindore”.

Ai tha se përkundër që në deklaratë nuk janë shënuar sanksionet për Rusinë, në thelb, deklarata e Samitit është e fortë dhe dënon njëzëri agresionin e Rusisë në Ukrainë.

“Sa herë që ka deklarata ku përfshihen disa shtete drafti final është produkt kompromisi, sepse ndodhemi mes dy alternativave, njëra është të mos ketë një deklaratë dhe alternativa tjetër është të gjendet një emërues i përbashkët. Është e vërtetë që në tekst që mungon pjesa e sanksioneve, por deklarata është e fortë, se pavarësisht nuancave dhe konflikteve të tjera, roli i rusisë si agresor del i qartë”, tha Peleshi gjatë një interviste për Abc Nevs.

Peleshi shpjegon pse mungoi neni i sanksioneve ndaj Rusisë në deklaratën e samitit 

Kështu linja e delgacionit serb u bë vendimtare për hartimin e deklaratës të përbashkët konsensuale të samitit të vendeve të Evropës Juglindore për Ukrainën duke mos përmendur sanksionet kundër Rusisë. 

Këtë qasje Vuçiç e konfirmoi vetë që në mesditë, para mediave, duke hyrë në selinë e pallatit të kongreseve në Tiranë.

"Kemi disa propozime për deklaratën e përbashkët, diskutimet zgjatën gjithë natën. Do të shohim, por e vetmja gjë që mund të them (për sanksionet) është se do t'i përmbahem parimeve të miratuara nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Serbisë dy vjet më parë" tha ai, duke iu referuar refuzimit serb për ti'u bashkuar sanksioneve perendimore.

Ashtu sikurse mund të lexohet në deklaratën përfundimtare, as sanksionet, as ndikimi keqdashës i Rusisë nik j përmendën në tekst.

Vetëm pas këmbëbguljes serbe pjesëmarrësit e tjerë janë pajtuar me tekstin e propozuar të deklaratës.

Në samit marrin pjesë presidentja e Moldavisë Maja Sandu, presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq, kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq, presidenti i Maqedonisë së Veriut Steve Pendarovski, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, si dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë dhe Hercegovinë Borjana Krišto.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI