Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Samiti i Ukrainës në Tiranë/ Çfarë iu bën përshtypje në këtë foto?

Lapsi.al 28 February 2024
Samiti i Ukrainës në Tiranë/ Çfarë iu bën

Fotoja më sipër është shkrepur gjatë fjalës së Edi Ramës në samitin Ukrainë - Europa Juglindore që po mbahet në Tiranë.

Nëse vini re në foto, pas krahëve të Edi Ramës qëndrojnë dy nga mbështetësit e tij më të mëdhenj. I pasi është Taulant Balla, rilindasi i bërë ministër vetëm 10 vjet pasi Rilindja erdhi në pushtet. Pas tij ndodhet Alex Soros, djali i miliarderit George Soros, i njohur si mbështetës i pakursyer i Edi Ramës.

Alex Soros është i pranishëm në çdo takim rajonal, sidomos kur ato mbahen në Tiranë. (fotot më poshtë)

Kujtojmë takimet e Open Ballkan dhe shumë takime të tjera, ku Alex Soros gjendet përherë pranë Ramës.

Pikëpyetja që lidhet me djalin e Soros është se në çfarë cilësie merr pjesë ky i fundit në këto takime ku marrin pjesë vetëm liderë politikë dhe drejtues shtetesh.

Sidoqoftë, Soros në këtë foto duket edhe më i përqëndruar se Taulant Balla në fjalën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës. ©LAPSI.AL 

Këtu po iu sjellim disa foto nga takimet e Alex Soros me Edi Ramën, që nga ditëlindja e kryeministrit tonë, deri në takime të shumëllojshme ku marrin pjesë liderë të Ballkanit, apo edhe ish-Presidenti amerikan Bill Clinton: 

Të këshilluara

Rama në Samit: Slava Ukraini

Kryeministri Edi Rama para të pranishmëve në Samitin në Tiranë, në ndër të Ukrainës, iu bëri thirrje të pranishmeve që të tregojnë solidaritet me këtë shtet. ...

12:13

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI