Flash

“Na vodhën llogaritë në rrjetet sociale, i keqpërdorën!”, dy qytetarë në Elbasan denoncojnë në polici

Lapsi.al 28 February 2024
“Na vodhën llogaritë në rrjetet sociale, i

Dy qytetarë në Elbasan kanë denoncuar sot në polici se iu kanë vjedhur llogaritë në rrjetet sociale dhe iu janë keqpërdorur.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasja me inicialet N. S., 37 vjeçe dhe shtetasi me inicialet V. S., 57 vjeç kanë kallëzuar se iu janë vjedhur llogaritë në rrjete sociale dhe se po iu keqpërdoren.

“Ditën e djeshme, shtetasja N. S., 37 vjeçe dhe shtetasi V. S., 57 vjeç kanë kallëzuar se iu janë vjedhur llogaritë në rrjete sociale dhe se po iu keqpërdoren. Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike të Policisë së Elbasanit kanë administruar menjëherë 2 kallëzimet dhe vijojnë hetimet për të përcaktuar autorësitë e rasteve.”, thuhet në komunikatën e policisë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI