Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Kapet 81 kg kanabis në Greqi, dyshohet se vinte nga kufiri shqiptar

Lapsi.al 28 February 2024
Kapet 81 kg kanabis në Greqi, dyshohet se vinte nga kufiri shqiptar

Policia greke ka sekuestruar mbi 81 kg marijuanë, që dyshohet se vinte nga kufiri i gjelbër shqiptaro-grek. Operacioni që ka nisur afër brezit të gjelbër ka përfunduar në Grevena, ku janë ndaluar dy automjete pas një ndjekje të gjatë policore.

Mjetet nuk i janë bindur thirrjes për ndalesë të policisë greke fillimisht, çka ka ngjallur dyshime tek efektivët. Në një nga mjetet janë gjetur dhe sekuestruar 3 çanta me 77 pako, që përmbanin 81.5 kg marijuanë. Mjeti tjetër ndërkohë shërbente për kontrollin e rrugës, me qëllim shmangien e postblloqeve. Në dy mjetet policia arrestoi 4 shtetas grekë, që ishin në 2 mjete të veçanta dhe sekuestroi gjithashtu edhe 6 celularë.

Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 400 kg marijuanë, që dyshohet se vinte nga Shqipëria.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI