Flash

Erdogan: Rusia dhe Ukraina t’i japin një shans diplomacisë, jemi gati për ndërmjetësim

Lapsi.al 28 February 2024
Erdogan: Rusia dhe Ukraina t’i japin një shans diplomacisë, jemi

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, kërkoi që Rusia dhe Ukrainë t’i japin një shans tjetër diplomacisë, duke shprehur gatishmërinë e Turqisë për të rivendosur nismën e negociatave në Stamboll për rikthimin e paqes.

“Unë mbaj qëndrimin se diplomacisë dhe dialogut duhet t’i jepet një shans për t’i dhënë fund luftës me një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Për të arritur këtë qëllim, është jashtëzakonisht e rëndësishme të përdoren të gjitha kanalet diplomatike”, tha presidenti turk në një videomesazh në samitin Ukrainë-Evropa Juglindore në Tiranë.

Presidenti turk vuri në dukje se është e nevojshme të rifillohet puna për përcaktimin e parametrave të përgjithshëm të paqes, duke theksuar se ai mbështet në parim planin e paqes prej dhjetë pikash të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Në fund, ai theksoi se ka nevojë për një rregullore që do të garantonte sigurinë e anijeve tregtare në Detin e Zi.

Të këshilluara

Papa Françesku transportohet në spital

Papa Françesku u dërgua sot në spitalin Gemelli në Romë pas një auditori të përgjithshëm të mbajtur në Vatikan për një ekzaminim mjekësor sipas mediave në Itali...

12:51

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI