Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Avokatët e Belerit: Procesi është i montuar nuk ka prova!

Lapsi.al 28 February 2024
Avokatët e Belerit: Procesi është i montuar nuk ka prova!

Avokatët e kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri i cili akuzohet për krime zgjedhore kanë deklaruar se tabulatët e telefonave të personit të cilit ka akuzuar Belerin në kohën kur ata pretendojnë se është kryer krim zgjedhor nuk ka qenë në Vlorë

"Në provuam që prokuroria nuk ka asnjë provë të tabulatëve të bashkëpunëtorit të policisë i cili është paguar, nga data 8 deri në datën 14 ai nuk ka qenë në Vlorë dhe letrat e Belerit janë kopsitur pasi ai është arrestuar.

Ne deri në fund pengoheshim për të mbrojtur Belerin dhe nuk ka asnjë të dhënë që Beleri është takuar me personin i cili e akuzon për dhënie parash në këmbim të votave. Ne sollëm prova se i gjithë procesi është i montuar dhe me standarte të dyfishta në krahasim me proceset që bëhen ndaj qytetarëve të tjerë të Shqipërisë.

Të gjitha provat faktojnë se personi i paguar nga policia për të akuzuar Belerin nuk ndodhej në Vlorë gjatë kohës për të cilit dyshohet se ka kryer krim zgjedhor.

Kjo gjykatë e cila dje liroi kryebashkiakun e Durrësit, Dakon sot kërkon të grabisë bashkinë e Himarës e cila është fituar nga Partia Demokratike pasi i intereson Ramës që të kryej ai punët e tij të paligjshme. Më 14 maj ne fituam me kandidatin në burg, ne do ta fitojmë me 10 fishin e votave nëse do ta na çojnë përsëri në zgjedhje të reja. "

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI