Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Zelensky viziton për herë të parë Tiranën, lufta në Ukrainë vijon prej dy vitesh

Lapsi.al 27 February 2024
Zelensky viziton për herë të parë Tiranën, lufta

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky mbërrin sot për herë të parë në Tiranë në kuadër të samitit për Ukrainën që do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Në Ukrainë vijon lufta prej dy vitesh pas agresionit rus, si një kërcënim ndaj popullit ukrainas dhe Europës.

Lufta e paligjshme ruse në Ukrainë, pasojat dhe plani i rritjes ekonomike për Ballkanin Perëndimor janë dy çështjet për diskutim.

Në tryezën e përbashkët përveç liderëve të Ballkanit Perëndimor do të jenë edhe përfaqësues nga vende anëtare të Bashkimit Evropian si Italia dhe Greqia.

Në bisedimet për paketën financiare të dhënë nga Komisioni Evropian për Ballkanin si mbështetje në rrugën paraanëtarësuse do të jetë edhe komisioneri për zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi.

Pak ditë më parë në një mesazh në platformën “X” kreu i shtetit të Ukrainës vlerësoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës dhe shprehu padurimin për një të ardhme më të sigurt për gjithë Evropën.

Ngjarjet në Ukrainë dhe elementët e sigurisë do të përcaktojnë edhe agjendën e Volodymyr Zelenskyt në Tiranë që do të zhvillohet në samitin e 28 shkurtit.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor sot euro do blihet me 103.5 lekë dhe do shitet me 104.1 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 95.4 lekë dhe do shitet me 96...

08:18

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI