Flash

Qesharake/ Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Shiste drogë pranë shkollave, arrestohet 41-vjeçari në Gjirokastër

Lapsi.al 27 February 2024
Shiste drogë pranë shkollave, arrestohet 41-vjeçari në

Një 41-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Gjirokastër pasi u kap në flagrancë më doza droge. I arrestuari mësohet se u vendos në pranga në kuadër të operacionit "Tempulli" ndërsa gjatë kontrollit iu gjetën rreth 150 doza drogë. Më tej në njoftimin e policisë bëhet me dije se 41-vjeçari operonte me verpimtarinë e tij pranë shkollave.

Njoftimi i plotë:

Gjirokastër/Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit mbarëkombëtar antidrogë të koduar “Tempulli”, për një shtetas që shiste doza cannabisi, në afërsi të shkollave, shërbimet operacionale dhe ato për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër kapën në flagrancë dhe vunë në pranga shtetasin R. A., 41 vjeç, banues në Gjirokastër.

Nga kontrollet, 41-vjeçarit iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në rreth 150 doza, me qëllim shitjen në afërsi të shkollave të qarkut. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI