Flash

Qesharake/ Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Serbia dhe Kosova "kokë më kokë" sot në Bruksel për dinarin serb

Lapsi.al 27 February 2024
Serbia dhe Kosova "kokë më kokë" sot në Bruksel

Zëdhënësja e BE-së, Nabila Massralli, ka thënë të hënen se të dyja palët kanë konfirmuar se do dërgojnë përfaqësuesit e tyre për këtë takim. Ajo gjithashtu ka thënë se takimi do të zhvillohet në "formatin e zakonshëm të dialogut".

Në takimin për dinarin nga pala kosovare do të jetë guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) kohë më parë ka shprehur gatishmërinë që të angazhohet dhe takohet edhe me Bankën Popullore të Serbisë (NBS), për të fasilituar në përzgjedhjen e opsionit me të lehtë për procesin e transferimit të mjeteve përmes kanaleve bankare në llogaritë e përfituesve (në Euro).

Nga BQK kanë konfirmuar se do të marrin pjesë në takimin e Brukselit.

“Në këtë kuptim, edhe i përgjigjet ftesave kur janë të nevojshme, për takime të tilla informuese, siç edhe ka bërë në vazhdimësi edhe me prezencën ndërkombëtare në vend”, thuhet në një përgjigje për RTKlive. BQK bënë të ditur se do të ketë takime bilaterale dhe trilaterale sipas nevojës.

Ndryshe takimi në Bruksel është konfirmuar edhe nga Serbia, ekipin serb do ta udhëheqë kryenegociatori për dialog me Kosovën, Petar Petkoviq.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor sot euro do blihet me 103.5 lekë dhe do shitet me 104.1 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 95.4 lekë dhe do shitet me 96...

08:18

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI