Flash

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Presidenti Biden shpreson për një armëpushim Izrael-Hamas në fillim të javës tjetër

Lapsi.al 27 February 2024
Presidenti Biden shpreson për një armëpushim Izrael-Hamas në

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden tha se shpreson që një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, që do të ndalte luftimet dhe do të mundësonte lirimin e personave që ende mbahen peng, mund të hyjë në fuqi në fillim të javës së ardhshme. I pyetur se kur shpreson se mund të finalizohet një marrëveshje e tillë, Presidenti Biden tha: “Shpresoj në fillim të fundjavës. Në fund të fundjavës. Këshilltari im i sigurisë kombëtare më thotë se i janë afruar. Janë pranë. Nuk kanë përfunduar ende. Shpresa ime është që deri të hënën që vjen do të kemi një armëpushim”. Presidenti Biden i bëri komentet nga Nju Jorku pas pjesëmarrjes në një emision të kanalit NBC.

Negociatat vazhdojnë për një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit, për të mundësuar lirimin e pengjeve që mbahen në Gazë nga grupi militant, në këmbim të lirimit nga Izraeli të qindra të burgosurve palestinezë. Propozimi për një pauzë gjashtëjavore në luftime do të mundësonte gjithashtu dërgimin e qindra kamionëve çdo ditë me ndihmat e domosdoshme për popullsinë e Gazës. Negociatorët përballen me një afat jozyrtar – me fillimin e muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit rreth datës 10 mars, një periudhë që shpesh shoqërohet me tensione të rritura mes izraelitëve dhe palestinezëve. Ndërkaq, Izraeli nuk ka arritur të zbatojë një urdhër të gjykatës më të lartë të OKB-së për të ofruar ndihma urgjente për popullsinë e dëshpëruar në Rripin e Gazës, tha të hënën organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch, një muaj pas vendimit historik në Hagë që urdhëroi Izraelin të ulë intensitetin e operacioneve ushtarake.

Me një masë paraprake në përgjigje të kërkesës së Afrikës së Jugut ku akuzohet Izraeli për gjenocid, gjykata më e lartë e OKB-së e urdhëroi Izraelin të bëjë gjithçka që mundet për të parandaluar vdekjet, shkatërrimin dhe aktet e gjenocidit në enklavën e vogël palestineze. Gjykata nuk urdhëroi ndalimin e ofensivës ushtarake që ka shkaktuar një katastrofë humanitare. Izraeli i mohon akuzat dhe thotë se po lufton për t’u vetëmbrojtur. Me gati pesë muaj luftime, Izraeli tashmë po përgatit zgjerimin e operacionit tokësor në Rafah, qytetin më jugor të Gazës përgjatë kufirit me Egjiptin, ku janë strehuar rreth 1.4 milionë palestinezë.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor sot euro do blihet me 103.5 lekë dhe do shitet me 104.1 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 95.4 lekë dhe do shitet me 96...

08:18

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI