Flash

Netanyahu i përgjigjet kritikave të Bidenit: 82% e amerikanëve mbështesin Izraelin

Lapsi.al 27 February 2024
Netanyahu i përgjigjet kritikave të Bidenit: 82% e amerikanëve

Duke iu përgjigjur komenteve kritike të presidentit amerikan Joe Biden për qeverinë izraelite në mes të operacioneve të vazhdueshme ushtarake në Rripin e Gazës, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu citoi një sondazh të fundit që tregon se shumica e amerikanëve mbështesin luftën e Izraelit kundër Hamasit.

Në një intervistë televizive, presidenti amerikan paralajmëroi se nëse Izraeli vazhdon me këtë “qeveri tepër konservatore”, rrezikon të humbasë mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar.

“Që nga fillimi i luftës, unë kam udhëhequr një fushatë diplomatike që synon të shmangë presionin dhe në të njëjtën kohë të sigurojë mbështetje për Izraelin,” tha sot Netanyahu.

Duke cituar një sondazh të publikuar të hënën që zbuloi se 82 për qind e amerikanëve mbështesin Izraelin në luftën e tij me Hamasin, Netanyahu nuk e fshehu kënaqësinë e tij.

“Ne kemi mbështetje të konsiderueshme” dhe kjo na jep “forcën për të vazhduar luftën kundër Hamasit deri në fitoren totale”, shpjegoi kryeministri i Izraelit.

Të këshilluara

Trump vs Biden: Kush i udhëheq sondazhet?

Në 5 nëntor amerikanët do të zgjedhin presidentin e tyre të ardhshëm. Kandidatët kryesorë do të jenë pothuajse me siguri të njëjtë si në vitin 2020. Joe Bide...

19:15

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI