Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Mark Rutte kandidat për kreun e NATO-s, Rama: Lajm i mirë për aleancën, njeriu i duhur për t’i folur çdo preisdenti amerikan

Lapsi.al 27 February 2024
Mark Rutte kandidat për kreun e NATO-s, Rama: Lajm i mirë për

Kryeministri Edi Rama ka thënë se kandidatura e mundshme e kryeministrit të Holandës, Mark Rutte, për postin e kreut të NATO-s do të ishte një lajm i mirë aleancën. Në një intervistë për Euronews Albania, Rama tha se Rutte në krye të NATO-s do të ishte një politikan i zoti dhe një udhëheqës i vërtetë që di si të merret me situatat e vështira, i aftë në bërjen e kompromiseve, edhe duke krijuar koalicione të pamundura.

I pyetur nëse e një rikthim ish-presidentit amerikan Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë e shqetëson në ndryshimin e dinamikave, Rama tha se Rutte është njeriu i duhur për t’i folur çdo preisdenti amerikan.

"Mark Rutte që largohet nga posti i kryeministrit në Holandë dhe që lë bosh ulësen e tij në Këshillin Europian, nuk është lajm i mirë për Këshillin dhe Europën. Por Mark Rutte që shkon në NATO është lajm i mirë për NATO-n. Është 100% kandidati ynë dhe jam i sigurt se me Mark Rutten në drejtim, NATO do të ketë një politikan të zotë dhe një udhëheqës të vërtetë që di si të merret me situatat e vështira, që është dëshmuar shumë i aftë në bërjen e kompromiseve, edhe duke krijuar koalicione të pamundura. Ai është gjithashtu një person që mund të jetë zëri i Europës në SHBA dhe njëkohësisht zëri i SHBA-së në Europë.

Mark Rutte është njeriu i duhur për t’i folur çdo preisdenti amerikan. Më besoni, e di mirë këtë gjë", tha Rama.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI