Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Legalizuan pallatin pa leje, Apeli lë në fuqi pezullimin nga detyra të drejtorit dhe zyrtarit të Kadastrës së Lezhës

Lapsi.al 27 February 2024
Legalizuan pallatin pa leje, Apeli lë në fuqi pezullimin nga detyra

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi pezullimin nga detyra të Drejtorit të Agjencisë së Kadastrës në Lezhë Gentian Malotaj dhe përgjegjësit të legalizimeve Artur Shabaku, të cilët janë vënë nën hetim për "Shpërdorim Detyre".

Gentian Malotaj dhe Artur Shabaku janë vënë nën hetim nga prokuroria e Lezhës, pasi legalizuan një pallat në zonën e Kunës në Shëngjin në kundërshtim me ligjin. Sipas organit të akuzës bëhet fjalë për një objekt 10 katësh, ku 4 katet e fundit janë ndërtuar pa leje, të cilat u legalizuan nga Kadastra. Hetimi në lidhje me këtë çështje nisi pas një denoncimi që kishin bërë banoret e disa shtëpive pranë pallatit, për dëmtim të pronës së tyre. Po ashtu nën hetim për veprën penale "Ndërtim i Paligjshëm" është vënë edhe administratori i kompanisë që ka ndërtuar pallatin.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor sot euro do blihet me 103.5 lekë dhe do shitet me 104.1 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 95.4 lekë dhe do shitet me 96...

08:18

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI