Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Çimento apo naftë kontrabandë? Çfarë fsheh policia për aksidentin në rrugën Kardhiq-Delvinë

Lapsi.al 27 February 2024
Çimento apo naftë kontrabandë? Çfarë fsheh policia

Aksidenti i sotëm në rrugën Kardhiq-Delvinë, me pasojë vdekjen e një shoferi nga Ukraina, përveçse ngre pikëpyetje të shumta për sigurinë e rrugës duket se po fsheh edhe diçka tjetër. Në njoftimin e shpërndarë për mediat, policia e Gjirokastrës tregonte për kamion të ngarkuar me çimento.

Ndërkohë e vërteta është se kamioni që drejtohej nga ukrainasi ishte me naftë bruto të marrë nga puset e Delvinës. Kjo ishte lehtësisht e verifikueshme nga shpërthimi i zjarrit që vijon ende në këto momente në vendin ku ndodhi aksidenti. Gazetarët që shkuan në vendin e ngjarjes raportuan gjithashtu për lëndë djegëse.

Bën përshtypje fakti se pavarësisht kësaj dhe kur kanë kaluar disa orë nga ngjarja, policia nuk e ka saktësuar njoftimin për të thënë që kamioni ishte i mbushur me naftë. A mos ndoshta jemi para një rasti kontrabandimi të naftës? Dihet dhe pranohet gjerësisht se një pjesë e naftës në Shqipëri qarkullon kontrabandë. Policia e Shtetit dhe prokuroria kanë detyrimin të sqarojnë rastin në fjalë. ©LAPSI.al

[video width="480" height="736" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/02/WhatsApp-Video-2024-02-27-at-5.21.47-PM-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI