Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Berisha kërkon qeveri teknike për zgjedhjet parlamentare

Lapsi.al 27 February 2024
Berisha kërkon qeveri teknike për zgjedhjet parlamentare

Sali Berisha ka folur sot për një qeveri teknike që do të organizojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare .

Gjatë fjalës nga ballkoni para mbështetësve të tij, Berisha tha se qeveria teknike është detyrimi ynë absolut, para çdo shqiptari, para Shqipërisë, para të ardhmes tonë, të gatshëm për të gjitha sakrificat që tu japim shqiptarëve, votën e lirë, dinjitetin që meritojnë.

Pjesë nga fjala

Zonja që foli këtu nga Elbasani tha një gjë të veçantë; kjo është tribuna e të vërtetës. Dhe kjo është e vërtetë.

Askund të vërtetat nuk thuhen si këtu nga ju, dhe unë ju përshëndes për këtë, sepse janë të vërtetat ato të cilat do të na frymëzojnë ne, do të shumëfishojmë fuqitë tona.

Janë të vërtetat ato të cilat do të bëjnë të mundur të grisin këtë vello të zezë të propagandës së Edi Ramës.

Të gjitha mediat e tij censurojë parlamentin e fjalës së lirë.

Të gjitha mediat e tij deforomojnë mesazhet e parlamentit të shpresës.

Detyra jonë është si misionarë ti përcjellë ato në çdo derë, zemër dhe mendje tek shqiptarët.

Miqtë e mi!

Edhe para disa ditësh theksova dhe sot prap do të them, 20 shkurtin të mos e konsiderojmë si arritje, por si pikënisje për tu përballur me një armik të egër të votës tonë.

Ne jemi njerëz të të vërtetës. Ne e dimë se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, por e dimë se votën nuk do ta japim kurrë, nuk e dorëzojmë.

Ndaj dhe qeveria teknike është detyrimi ynë absolut, para çdo shqiptari, para Shqipërisë, para të ardhmes tonë, të gatshëm për të gjitha sakrificat që tu japim shqiptarëve, votën e lirë, dinjitetin që meritojnë.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

Të këshilluara

Gëzim Çela ekstradohet drejt Shqipërisë

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar ditën e sotme se Gëzim Çelaj do të ekstradohet nga Kosova drejt Shqipërisë. Çelaj është një ish-punonjës i policisë dhe ës...

17:05

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI