Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Vidhte portofola dhe celularë në kryeqytet, vihet në pranga 41-vjeçari

Lapsi.al 26 February 2024
Vidhte portofola dhe celularë në kryeqytet, vihet në pranga

Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës për vjedhje. Mësohet se i arrestuari vidhte celular e portofola në stacionet e autobusëve të kryeqytetit dhe rrugëkalimet e këmbësorëve.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Stacioni”.

Vidhte portofola/kuleta dhe celularë, në stacionet e autobusëve dhe në rrugëkalimet e këmbësorëve, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Dokumentohen 4 vjedhje të kësaj natyre, të kryera nga ky shtetas, gjatë ditëve të fundit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të qytetarëve të ndryshëm, për raste të vjedhjes së portofolave dhe celularëve të tyre, në disa stacione autobusi, me mbështetjen e inteligjencës policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Stacioni”. Si rezultat u kap dhe u vu në pranga shtetasi Abdyl Peqini, 41 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 41-vjeçari iu vidhte shtetasve të ndryshëm, celularët dhe portofolat/kuletat, në stacionet e autobusëve dhe në rrugëkalimet e këmbësorëve. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, gjatë ditëve të fundit, ka vjedhur 3 celularë dhe 1 portofol.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI