Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

Urgjenca është jashtë funksionit. Kush do ta paguajë dëmin?

Lapsi.al 26 February 2024
Urgjenca është jashtë funksionit. Kush do ta paguajë

Kur kanë kaluar dy javë që nga incidenti i ndodhur në Urgjencën Qëndrore në QSUT, Ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë asnjë reagim apo përgjigje, kur kjo urgjencë i shërben të gjithë pacientëve të Republikës së Shqipërisë.

Ministria e Shëndetësisë ka ngritur një grup pune për të vlerësuar sa është dëmi por nuk e bën publike sa është kjo vlerë? Kush do ta paguajë? Kontrata është bërë nga Ministria e Shëndetësisë me kompaninë e ndërtimit, pasi janë fonde të Bankës Botërore.

Ndërkohë nëse kompania e ndërtimit nuk përgjigjet do të duhet që Ministria e Shëndetësisë të çojë çështjen në prokurori. Urgjencat po menaxhohen nga drejtoria e QSUT, e cila i ka shpërndarë ato në dy spitalet Shefqet Ndroqi dhe Spitali i Traumës.

Ndërkohë që të shtunën u rikthyen ndërhyrjet urgjente apdominale dhe ato neurovaskulare siç janë ishemitë apo hemorragjitë cerebrale.

Por ende nuk ka një përgjigje kur do të kthehet në normalitet Urgjenca e Spitalit Qëndror të sapo ndërtuar, për të cilin u investuan plot 17 milion euro.

Dhe kjo urgjencë nuk pret vetëm pacientët nga Tirana. Top Channel ka mësuar që spitali është brenda garancisë, ndonëse është marrë në dorëzim me pjesë.

Ky spital ka përfunduar së ndërtuari në fund të dhjetorit 2023. Pas përfundimit të ndërtimit është bërë kolaudimi i tij dhe ka përfunduar në 13 mars të 2023.

Çka do të thotë që nga ky moment ka hyrë në garanci e cila përfundon në 13 mars 2024.

Top Channel ka mësuar se një grup pune nga Ministria e Shëndetësisë dhe ekspertë ndërkombëtarë, pasi bëhet fjalë për fonde të Bankës Botërore, ka bërë gati vlerën e dëmit e cila me gjasë i kalon kompanisë së ndërtimit.

Por nëse ajo e kundërshton atëherë Ministria e Shëndetësisë duhet të hapë proces gjyqësor dhe menjëherë të kërkohet të vihet në zbatim fondi i kontigjencës për riparimin e dëmit.

Gjë e cila kërkon kohë për kryerjen e proceduarve dhe të tjera prokurime. Ky mesa duket është dhe gepi për të cilin askush nuk ka një përgjigje se kur do të kthehet në normalitet Urgjenca e Spitalit Qëndror në QSUT./TCH

Të këshilluara

Shpërthim i fuqishëm tritoli në Durrës

Një shpërthim i fuqishëm tritoli është raportuar pak çaste më parë në qytetin e Durrësit. Paraprakisht mësohet se lënda plasëse ka shpërthyer në banesën e Ilir ...

20:08

Hungaria hap rrugën, edhe Suedia në NATO

Parlamenti i Hungarisë ka ratifikuar ofertën e Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO, duke pastruar pengesën e fundit të madhe për anëtarësimin. Hungaria ishte...

17:27

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI