Flash

Meta: "Ballkani i hapur", përpjekje për të fuqizuar Serbinë në rajon

Lapsi.al 26 February 2024
Meta: "Ballkani i hapur", përpjekje për të fuqizuar

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se iniciativa “Ballkani i Hapur” ishte një përpjekje për të fuqizuar dominimin e shtetit të Serbisë në rajon. Madje sipas Metes, “Ballkani i Hapur” ishte një përpjekje për ta paraqitur Kosovën si shtet defunksional dhe destruktiv ndaj iniciativave të tilla.

“Në fund të fundit Ballkani i Hapur ishte thjesht një përpjekje jo vetëm për t’i dhënë një lidership të pamerituar Serbisë dhe Vuçiqit, pasi Ballkani i Hapur ishte një përpjekje për të fuqizuar dominimin e Serbisë në rajon. Nuk ishte një marrëdhënie partneriteti, aspak transparente bazuar në akte, mbi dokumente, mbi vlera, standarde siç është për shembull procesi i Berlinit. Njëkohësisht Ballkani i hapur në gjithë mënyrën si u konceptua ishte një provokim, një përpjekje për të vendosur në cep shtetin e Kosovës dhe për ta bërë atë që të ishte defunksional ose për t’u paraqitur sa më destruktiv ndaj iniciativave të tilla”, - tha Meta në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Sipas Metës, kryeministri Rama ka 11 vite që mban qëndrime me të cilat po provokon sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës. I pyetur se si e vlerëson qëndrimin e Edi Ramës karshi procesit të dialogut Kosovë – Serbi, Meta tha se ky qëndrim nuk është asgjë e re nga Rama.

“Unë nuk mendoj se kemi ndonjë surprizë, u bënë gati 11 vite që në mënyrë të vazhdueshme kemi një koherencë të qëndrimeve që provokojnë pavarësinë e Kosovës, që provokojnë sovranitetin e Kosovës, që provokojnë integritetin territorial të Kosovës, të cilat vënë në pikëpyetje pavarësinë, arritjet e Kosovës, mos të harrojmë një deklaratë shumë e papranueshme ka qenë ajo në dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, në Kuvendin e Kosovës ku thonë se ai shikonte të ardhmen bashkimin e dy vendeve ose që të dyja vendet të kishin një vend në Kombe të Bashkuara, një president të përbashkët”, - u shpreh Meta.

Sipas tij, me këtë deklaratë Edi Rama i kishte dhënë një rast presidentit serb, Vuçiq për ta sulmuar Kosovën në arenën ndërkombëtare.

“Pra, që do të thotë që në të ardhmen do të kemi një vend në Kombet e Bashkuara, që do të thotë procesi i njohjes së Kosovës nuk është i nevojshëm, bile edhe ai i tyre që janë bërë deri tani është i tepërt dhe që duket si një deklaratë emocionale por nuk është aspak e tillë. Dhe ndërkohë është si në lojën e volejbollit kur dikush i pason tjetrit për të gjuajtur dhe në rastin konkret kjo ishte kontribut për Vuçiqin i cili i revoltuar i ekspozoi botës që këta kanë një qëllim, ne nuk kemi arsye përse të vazhdojmë këto detyrime që vijnë nga dialogu Serbi - Kosovë për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve dhe dy shteteve”, - deklaroi Meta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI