Flash

FOTO&VIDEO/ Tre fëmijët që vranë babain e dhunshëm braktisen nga të afërmit

Lapsi.al 26 February 2024
FOTO&VIDEO/ Tre fëmijët që vranë babain e dhunshëm

Tre fëmijët të cilët vranë babain Pëllumb Meta në Durrës, janë paraqitur sot para gjykatës së Durrësit nën masa të rrepta sigurie. Hysen, Hygerta dhe Amarildo Meta ishin vetëm para trupit gjykues, pasi në sallë nuk u paraqit asnjë familjar i tyre.

Dy vëllezërit dhe motra ishin të tre pranë njëri-tjetrit në kafazin e qelqit dhe iu përgjigjën pyetjeve të shkurtra të trupit gjykues për të dhënë gjeneralitetet dhe për rrethanat e ngjarjes.

Krimi i rëndë u zbulua më 23 shkurt, kur policia gjeti trupin e 49-vjeçarit të groposur në kasollen e bagëtive, në oborrin e shtëpisë. Ai ishte shpallur i zhdukur prej 13 shkurtit, pas denoncimit të djalit të madh se kishte humbur kontaktet me babanë.

Por, hetimet morë tjetër rrjedhë, ku u zbulua se Pëllumb Meta ishte vrarë më 10 shkurt nga djali i madh, Hysen Meta dhe në fshehjen e kufomës kanë bashkëpunuar djali i vogël, Amarildo 21 vjeç dhe vajza Hygerta, 19 vjeçe. Ndërkohë, nëna e tyre Blerina Meta po hetohet në gjendje të lirë për fshehje krimi.

Fillimisht vrasjen e mori përsipër 19-vjecarja, studente e Gjuhëve të Huaja në Tiranë, e cila tha se e ka vrarë babanë pasi donte ta martonte me shkuesi, kundër vullnetit të saj. Më tej hetimet zbuluan se ekzekutimin me 4 plumba pistolete e ka kryer 25-vjecari Hysen Meta. Në dëshminë para hetuesve autori kryesor i krimi deklaron se babai i tyre, ishte autoritar dhe i dhunshëm.

Fillimisht vrasjen e mori përsipër 19-vjecarja, studente e Gjuhëve të Huaja në Tiranë, e cila tha se e ka vrarë babanë pasi donte ta martonte me shkuesi, kundër vullnetit të saj. Më tej hetimet zbuluan se ekzekutimin me 4 plumba pistoletë e ka kryer 25-vjecari Hysen Meta.

Mirëpo, versioni që vrasja ka ndodhur për shkak të një fejese të padëshiruar nga vajza, Hygerta Meta është rrëzuar prej familjes ku mendohej se do të fejohej vajza 19-vjeçare.

Sipas dosjes hetimore, ata kanë pohuar se pavarësisht dëshirës së tyre për të lidhur krushqi me familjen Meta, i ati vajzës Pëllumb Meta ua kishte bërë të qartë se krushqia nuk mund të bëhej pasi vajza do të vazhdonte shkollën dhe nuk kishte plane për ta fejuar.

Të këshilluara

Grabitje me αrmë në Drenovë të Korçës

Policia njofton se mbrëmjen e sotme, në fshatin Drenovë të Korçës, dy persona të maskuar, nën kërcënimin “e një sendi të dyshuar si armë zjarri”, kanë hyrë në d...

20:02

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI