Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Lufthansa kërkon një marrëveshje të shpejtë me sindikatat për çështjen e pagave

Lapsi.al 26 February 2024
Lufthansa kërkon një marrëveshje të shpejtë me

Kompania ajrore gjermane Lufthansa tha të dielën se është e prirur që të ketë përparime në negociatat lidhur me pagat, pasi sindikata e punonjësve i kushtëzoi kërkesat me shmangien e grevave të tjera.

“Kemi ndjekur me kujdes deklaratat e sindikatës Verdi dhe vazhdojmë të mbetemi të interesuar për një marrëveshje të shpejtë”, tha zëdhënësi i kompanisë për agjencinë e lajmeve Reuters.

Punonjësit e aeroporteve të kompanisë Lufthansa u hodhën në grevë të martën duke bllokuar punën në aeroportet më të mëdha. Ky është rasti i dytë këtë muaj që mungesa e punonjësve në detyrë kanë ndikuar tek planet e udhëtimit për 100 mijë pasagjerë, sipas Lufthansës.

Takimi i parë lidhur me mosmarrëveshjet për pagat e më shumë se 25 mijë punonjësve përfundoi pa rezulzat të enjten. Takimet e ardhshme ishin njoftuar se mund të mbaheshin në datat 13 ose 14 mars.

Por sindikata tha të shtunën se po kërkonte një takim përpara këtij afat,i me qëllim përshpejtimin e një marrëveshjeje./ VOA

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI