Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Konflikt masiv për ‘shtëpinë e barit’ në Britani, i përfshirë një shqiptar

Lapsi.al 26 February 2024
Konflikt masiv për ‘shtëpinë e barit’ në

Një përplasje e dhunshme mes bandave në lagjen Calcott, Stirchley të Telfordit në Britaninë e Madhe ka tronditur banorët e zonës aty pranë, duke bërë bujë edhe në mbarë publikun britanik.

Shkak i përplasjes agresive mes disa personave të armatosur me shkopinj bejsbolli dhe shkopinj golfi raportohet të jetë një fermë kanabisi, e cila ndodhet po në zonën ku ka ndodhur dhuna.

Sipas mediave të huaja, në këtë sherr masiv dhe të ashpër ka qenë dhe një shqiptar, i njohur si Amadeo Çela, 22 vjeç.

I riu shqiptar është një emigrant i cili ka hyrë në territorin britanik në mënyrë të paligjshme.

22-vjeçari shqiptar, së bashku me agresorët e tjerë u arrestuan në flagrancë nga drejtësia britanike, duke përfunduar më pas para togave të zeza, në Gjykatën e Kurorës Shreësbury.

Çela rrezikon të dënohet nga drejtësia britanike me 9 muaj burg. Gjatë seancës gjyqësore ai ka shprehur dëshirën që pas kryerjes së dënimit të depërtohej drejt Shqipërisë

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI