Flash

Deputeti shqiptar takon Vuçiç: Asgjë nuk është bërë për Luginën e Preshevës

Lapsi.al 26 February 2024
Deputeti shqiptar takon Vuçiç: Asgjë nuk është

Deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka zhvilluar një takim me presidentin Aleksandër Vuçiç, në kuadër të organizimit të qeverisë së re serbe. Kamberi ka deklaruar se pas shtatë takimeve të zhvilluara në kohë të ndryshme me presidentin serb, problematikat të cilat diskutohen janë të njëjta dhe zgjidhja për to vazhdon të mos jepet.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kamberi sqaron se i ka bërë të qartë Vuçiçit që shqiptarët në Serbi nuk kanë qëllim kryesor arritjen e posteve qeveritare, por respektimin e të drejtave të tyre dhe ndaljen e diskriminimit etnik.

“Në takimin e thirrur nga presidenti Vuçiç, unë rikonfirmova qëndrimin tonë: “Ne nuk po kërkojmë poste qeveritare në nivel shtetëror. Fokusi ynë i vetëm është avancimi i të drejtave të shqiptarëve! “Diskriminimi duhet të ndalet, diplomat duhet të njihen. Duhet të fillojë trajtimi i barabartë” – shkroi Kamberi në X.

Ndërsa në një postim më të gjatë në Facebook, Kamberi rendit të gjitha kërkesat për Vuçiç.

“Presidentit Vuçiq i prezentuam kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës të bazuara në Planin 7 pikësh, ripërsëritëm qëndrimin tonë të përbashkët se nuk jemi të interesuar për asnjë pozitë në nivel qendror por që konsiderojmë se avancimi i të drejtave të shqiptarëve është interesi jonë i vetëm dhe ai duhet të fillojë nga institucionet shtetërore të nivelit lokal e rajonal.

May be an image of 2 people

Qasja e shtetit ndaj shqiptarëve duhet të ndryshojë. Rasti i mjekëve të diskriminuar të Preshevës kërkon zgjidhje urgjente, njëjtë sikur integrimi i shqiptarëve të kualifikuar në polici. Me presidentin Vuçiq diskutuam edhe për nevojën e privatizimit të Banjës së Bujanocit, rritjes së investimeve në nivel lokal dhe ndaljen e gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve.

Shkollat në gjuhën shqipe dhe përmirësimi i infrastrukturës në to do duhej të jenë agjendë e qeverisë së re ndërsa riemërimi i shkollës në Bilaç në “Ismail Kadare” do duhej të siguronte qasje konstruktive të ministrisë.

Diplomat kërkojnë zgjidhje urgjente. Nga to varet edhe avancimi i pozitës së shqiptarëve të Luginës dhe sigurimi i një perspektive më të mirë për të gjithë. Institucionet shtetërore në nivel lokal duhet të hapin dyert për integrimin e shqiptarëve. Mbyllja e tyre nënkupton përjashtim të popullsisë shumicë në Luginë të Preshevës. Beteja jonë në realizim e kërkesave tona vazhdon!” – shkruan deputeti shqiptar. ©LAPSI.al

May be an image of 4 people

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI