Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Dalin PAMJET/ Tritol shtëpisë së 35-vjeçarit që vrau fqinjin në Durrës

Lapsi.al 26 February 2024
Dalin PAMJET/ Tritol shtëpisë së 35-vjeçarit që vrau

Një shpërthim tritoli tronditi lagjen 4 të qytetit bregdetar të Durrësit mbrëmjen e kësaj të hëne. Policia njoftoi se lënda plasëse ishte vendosur banesës së Ilir Koçiljas, 35-vjeçarit i cili në 14 shkurt vrau me thikë fqinjin e tij Halil Koka pas sherrit për parkimin. Në njoftimin e policisë thuhet se shpërthimi me lëndë plasëse ka ndodhur në pjesën e jashtme të dritares së banesës së Ilir Koçiljas, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

"Më datë 26.02.2024, rreth orës 19:55, në lagjen nr.4, Durrës, në pjesën e jashtme të dritares së banesës së shtetasit I. K., në të cilën nuk banon njeri, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e ngjarjes identifikim dhe kapjen e autorit/ve” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/02/WhatsApp-Video-2024-02-26-at-20.52.40-1.mp4"][/video]

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/02/WhatsApp-Video-2024-02-26-at-20.52.40.mp4"][/video]

Të këshilluara

Shpërthim i fuqishëm tritoli në Durrës

Një shpërthim i fuqishëm tritoli është raportuar pak çaste më parë në qytetin e Durrësit. Paraprakisht mësohet se lënda plasëse ka shpërthyer në banesën e Ilir ...

20:08

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI