Flash

Berisha: Drejtësia e re është kopja e shëmtuar e drejtësisë së diktaturës

Lapsi.al 26 February 2024
Berisha: Drejtësia e re është kopja e shëmtuar e

Gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi, drejtësia e re është kopja e shëmtuar e drejtësisë së diktaturës.

Sipas tij, kurrë nuk duhet ta lavdërojmë ne vetëm pse e lavdërojnë të huajt.

"Miqtë e mi, në vitin 1951, gjykatës, prokurorë famëzi, firmosën pas pushkatimit dhe vendimit të Byrosë Politike, për ekzekutimin e martirëve, intelektualëve martirë.

Mendoni ju se kishin ndonjë dallim ata nga Dumanët, nga anëtarët e organizatës kriminale të Skapit të partisë, nga Manekët?

Asnjë miqtë e mi!

Dy janë qëllimet e tyre kryesore. Të mbrojnë narkoshtetin, Edi Ramën dhe organizatën e tij kriminale qeverinë nga vjedhjet e kryera, krimet e shëmtuara, aktet antiligjore dhe antikushtetuese dhe të pasurohen për vete, të shtojnë si shushunja pasuritë e tyre në kurriz të ligjit, të të drejtave, të Kushtetutës.

Drejtësia e re është kopja e shëmtuar e drejtësisë së vjetër të diktaturës. Është drejtësia e mercenarëve që s’kanë ligj as moral ligjor.

Ata që mbrojnë drejtësinë e re, ata mbrojnë krimet e Edi Ramës.

Ata që u servirin shqiptarëve drejtësinë e re, u servirin mburojën e korrupsionit si drejtësi.

U servirin mercenarët, bandat kriminale në drejtësi, që luftojnë kundër opozitës dhe qytetarëve.

Çfarë ligji respektojnë këta banditë? Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese për Teatrin. Zonja antikushtetuese del dhe merret me Olta Xhaçkën për luftë të brendshme në PD.

Nuk përmend vendimin.

Çfarë ligji mbrojnë këta kur pas një viti shkelmojnë, pështyjnë mbi fytyrën e tyre, vendimin që kanë marrë një vit më parë, siç është rasti i gazetarit Elton Qyno për burimet e informacionit.

A ka qenie më të shpifura se këta? A mund të pranohen këta, të cilët një vit më parë kanë vendosur në përputhje me Kushtetutën, se gazetarit nuk mund t’i kërkohen burimet dhe pas një viti kanë përligjur marrjen peng të gazetarit dhe i kërkojnë të dorëzojë burimet.

Çfarë janë këta mor? Cila është kjo drejtësi mor? Ky është varianti më i shëmtuar, ky është armiku juaj mor zotëri.

Po pse e lavdërojnë të huajt, duhet ta lavdërojnë shqiptarët?

Kurrë, kurrë, kurrë!

Ata që lavdërojnë këtë drejtësi, mbrojnë korrupsionin e tyre.

Ata që lavdërojnë këtë drejtësi, mbrojnë korrupsionin e tyre.

Ata që lavdërojnë këtë drejtësi, mbrojnë korrupsionin e tyre." - u shpreh Berisha.

Të këshilluara

Hungaria hap rrugën, edhe Suedia në NATO

Parlamenti i Hungarisë ka ratifikuar ofertën e Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO, duke pastruar pengesën e fundit të madhe për anëtarësimin. Hungaria ishte...

17:27

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI