Flash

Alibeaj tregon se si do ta votojë PD-ja e vulës Amnistinë Penale

Lapsi.al 26 February 2024
Alibeaj tregon se si do ta votojë PD-ja e vulës Amnistinë Penale

Në një konferencë për media, Enkelejd Alibeaj, ka folur në lidhje me projektligjin e Amnistisë Penale, ku dha qëndrimin final të PD-së zyrtare, duke thënë se do të votojnë versionin fillestar me shtesë amendamentin për protestuesit.

Alibeaj tha se asnjë produkt që ka dalë nga trinomi BKH-SPAK-GJKKO, nuk duhet të preket nga amnistia.

“Marrë shkasë nga disa deklarata të bëra nga mazhoranca, dhe pas përfundimit se seancës. Dua të sqaroj pozicionin final të PD-së.

Kemi analizuar projektligjin e propozuar nga qeveria dhe kemi konstatuar se version fillestar respektonte nga njëra anë faktin që nga amnistia nuk do të përfitonin ulje dënimi, përjashtim nga dënimi apo ndjekja penale të gjithë ata të dënuar nga SPAK-GJKKO.

Së dyti, jemi nisur dhe nga fakti se në versionin fillestar, një kategori nuk ishte përfshirë, bëhet fjalë për protestuesit e proceduar dhe që i referoheshin atyre shtetasve që kanë marrë pjesë në protesta politike të PD-së, shoqërisë civile apo spontane. 

Ishin këto dy vlera që na shtynë të depozitonim këtë amendament, me këto dy kushte. Kushti i parë është shumë i rëndësishëm, që në një amnisti penale nuk duhet të preket produkti apo veprimtaria e SPAK dhe GJKKO, as të hetuarit, as ata në proces gjykimi dhe as ata të dënuarit.

Kushti i dytë ishte të amnistohen protestuesit, që s’janë vetëm të PD-së. SI kundërmasë ishte amendamenti. Nuk duhet lënë në harresë fakti se gjithë këta protestues janë ndjekur nga grupi ynë i avokatëve.

Thënë kjo, duke qenë se kam qenë dhe përfaqësues në Komisionin e Ligjeve, jam dëshmitar se tinëz u futën disa amendamente që synonin uljen e dënimit të personave të dënuar nga GJKKO. Ende nuk është marrë vesh kush e futi." - u shpreh Alibeaj.

Alibeaj tregoi edhe për pyetjen që i ka bërë ministrit Ulsi Manja.

Lexo më tej: Lubonja: Tërheqja e PS nga amnistia penale fsheh diçka tjetër 

Asnjë produkt që ka dalë nga trinomi BKH-SPAK-GJKKO, nuk duhet të preket nga amnistia. Arsyeja gjendet në projektligj. Neni 2, pika dy shkronja e, është rritja e eficencës së sistemit të drejtësisë.

Kjo është arsyeja pse jemi të vendosur të qartë dhe të prerë me këtë kufizim.

E kam pyetur publikisht ministrin Manja nëse e kishte diskutuar projekligjin fillestar me Institucionet e reja të drejtësisë, kam marrë një përgjigje pozitive. Pra projektligji kishte marrë dritën jeshile nga SPAK, GJKKO, KLGJ.

Së dyti amendamente që hyjnë tinëz dhe s’u del për zot njeri dhe idenë se mund të kalojnë me tym dhe flakë nuk kanë për të patur votën e PD-së.

Nuk ia këshilloj askujt mekanizmin amoral të peshkimit të votave në parlament. Është një ligj që duhet të gëzojë mbështetjen e të gjitha palëve, pa prekur vijat kuqe”, tha Alibeaj.

Të këshilluara

Hungaria hap rrugën, edhe Suedia në NATO

Parlamenti i Hungarisë ka ratifikuar ofertën e Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO, duke pastruar pengesën e fundit të madhe për anëtarësimin. Hungaria ishte...

17:27

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI