Flash

Panik jashtë ambasadës izraelite në Uashington, një person i vë flakën vetes

Lapsi.al 25 February 2024
Panik jashtë ambasadës izraelite në Uashington, një person i

Një burrë i vuri flakën vetes jashtë ambasadës izraelite në Uashington DC. Lajmi u dha nga zyrtarët e departamentit të zjarrfikëses së këtij distrikti. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës. Ai u shua nga anëtarët e divizionit më uniformë të Shërbimit Sekret të SHBA-së, tha një oficer i shërbimit publik për The Independent.

Zyrtarët kërkuan gjithashtu ndihmën e asgjësuesve të mjeteve shpërthyese të Departamentit të Policisë Metropolitane për shkak të një "makine të dyshimtë që mund të lidhet me individin". Megjithatë, zyrtarët që pastruan automjetin e dyshimtë thanë se nuk gjetën materiale të rrezikshme.

Burri është transportuar në spital lokal me lëndime të rrezikshme për jetën. The Independent thotë se ka kontaktuar ambasadën izraelite në Uashington, DC për koment. Ky incident është rasti i dytë i vetëdjegjes jashtë një ambasade izraelite në muajt e fundit.

Një protestues i vuri flakën vetes jashtë konsullatës izraelite në Atlanta të Georgia, raportoi Associated Press në dhjetor. Autoritetet identifikuan një flamur palestinez në vendngjarje. Vitet e fundit, dy aktivistë të klimës në SHBA kanë vdekur gjithashtu pasi i vunë flakën vetes në një akt proteste. Në vitin 2018, avokati David Buckel i vuri flakën vetes në Brooklyn të Nju Jorkut. Ai vdiq nga plagët e marra.

Pak para vdekjes së tij, ai dërgoi email në disa media duke shpjeguar qëllimet e tij. Më pas, në Ditën e Tokës në 2022, aktivisti i klimës Wynn Alan Bruce i vuri flakën vetes përpara Gjykatës së Lartë të SHBA. Edhe ai ndërroi jetë nga plagët e marra një ditë më vonë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Grabitje me αrmë në Drenovë të Korçës

Policia njofton se mbrëmjen e sotme, në fshatin Drenovë të Korçës, dy persona të maskuar, nën kërcënimin “e një sendi të dyshuar si armë zjarri”, kanë hyrë në d...

20:02

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI