Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Mediat britanike: Bandat shqiptare grabisin biçikletat "luksoze" në lagjet e pasura të Londrës

Lapsi.al 25 February 2024
Mediat britanike: Bandat shqiptare grabisin biçikletat

Bandat shqiptare kanë hartuar lista të biçikletave luksoze prej mijëra paundësh për t'i grabitur në një pjesë të pasur të Londrës, raportojnë mediat britanike. Sipas mediave vendase, muajt e fundit ka pasur një mori grabitjesh midis orës 5 dhe 7 të mëngjesit, duke synuar çiklistët që përdorin parkun përpara se të lejohen makinat. Disa organizata britanike të çiklizmit, po përgatisin një letër për Sir Mark Rowley, komisionerin e Policisë Metropolitane, duke bërë thirrje për më shumë oficerë që të vendosen në zonë. Mediat shkruajnë se viktimave u është thënë nga policia se sulmet po kryhen nga një bandë shqiptare që po i dërgon mjetet në Rusi në mes të sanksioneve të vendosura ndaj vendit pas pushtimit të Ukrainës.

Grupi Regent’s Park Cyclists tha se më shumë se 30 klube, të cilat përbëhen nga më shumë se 5,000 anëtarë, janë drejtuar për më shumë siguri në zonë.

“Sulmuesit janë me të vërtetë atje në kërkim të njerëzve. Ata nuk kanë targa, heqin targat nga biçikletat, veshin kapuç. Ata janë të përcaktuar qartë në rolin e tyre”, tha Sean Epstein, kryetar i grupit Regent’s Park Cyclists.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI