Flash

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Laborator dròge në Leposaviç, arrestohet një person

Lapsi.al 25 February 2024
Laborator dròge në Leposaviç, arrestohet një person

Policia e Kosovës njoftoi të dielën herët se e ka zbuluar një laborator droge në një fshat në qytetin verior, Leposaviç, si dhe e ka arrestuar një të dyshuar për këtë rast në Jarinjë, pikën kufitare me Serbinë.

Policia tha në një komunikatë për media se kishte pranuar informata të shtunën se në një shtëpi në fshatin Granican të Leposaviçit dyshohej se po kultivoheshin bimë të kanabisit.

Njësia antidrogë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe “gjatë bastisjes në një dhomë të shtëpisë janë gjetur dhe sekuestruar rreth 23 bimë të mbjella të dyshuar si kanabis, me gjatësi prej 40 centimetra deri në 1.85 metra, si dhe pasje të tjera të cilat nevojiten për improvizimin e laboratorit (poqa, ventilim etj.)”, thuhet në komunikatë.

I dyshuari, 43 vjeç, u identifikua dhe u kap në pikëkalimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, Jarinjë, sipas komunikatës. Ai është dërguar në paraburgim për 48 orë me urdhër të prokurorit të rastit.

Policia tha se një pjesë të bimëve të dyshuara si kanabis i ka marrë si mostra për testime laboratorike, ndërsa pjesën e mbetur e ka shkatërruar me urdhër të prokurorit.

Kjo nuk është hera e parë që Policia e Kosovës kryen aksione kundër drogës në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Në fillim të vitit të kaluar policia zbuloi tre laboratorë droge në Mitrovicë të Veriut.

Po ashtu, në maj të vitit të 2022, policia kishte shkatërruar dy laboratorë droge në Izvor, afër kufirit me Serbinë, ku ishin gjetur edhe sasi të mëdha të bimëve narkotike, të llojit marihuanë. Në prill të atij viti, ishte shkatërruar një laborator droge në Zveçan dhe ishin arrestuar katër serbë./REL

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI