Flash

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

"Janë punë grash, fol me gruan"/ Del dëshmia e gruas që i kërkoi Pëllumbit dorën e Hygertës

Lapsi.al 25 February 2024
"Janë punë grash, fol me gruan"/ Del dëshmia e gruas

Është zbardhur një tjetër dëshmi nga familja që kishte shfaqur interes për krushqi me Pëllumb Metën babanë e vrarë nga 3 fëmijët. Dëshmia e radhës, përsëri ka hedhur poshtë skenarin se ai donte ta fejonte të bijën pa dëshirë.

Enxheni, gruaja e cila u bë shkas për të kërkuar dorën e Hygertës për vëllain e burrit të saj, tregon se babai i Hygertës ishte një njeri i dashur dhe se nuk donte ta fejonte vajzën e tij, për shkak se po donte të vazhdonte universitetin. Ajo pretendon se Pëllumb Meta i ka thënë: “Këto janë punë grash. Shko e fol njëherë me gruan”.

“Ai e kishte dritën e syve. Bënte gjithçka për të. I donte fëmijët e tij, familjen. Çdo ditë e dërgonte me makinën e vet vajzën deri në Durrës që të merrte autobusin e të shkonte në Tiranë se ishte studente e gjuhëve të huaja. Duke e njohur e krijuar respekt për të, se vinte çdo ditë tek lokali, rreth 4 muaj më parë a diçka më shumë, i thashë për të fejuar vajzën me kunatin tim që jeton në Itali.

Më tha që vajza kishte filluar shkollën për gjuhët e huaja në Tiranë dhe s’bëhej ajo punë. Megjithatë nuk ma preu shkurt, po më tha: ‘Këto janë punë grash. Shko e fol njëherë me gruan.’ Shkova dhe më priti shumë mirë, por dhe ajo më tha të njëjtën gjë dhe u mbyll ajo punë. Kaq qe”, - është dëshmia e Enxhenit, sipas dosjes së zbardhur nga TCH.

Versioni që vrasja ka ndodhur për shkak të fejesës është rrëzuar edhe prej familjes ku mendohej se do të fejohej vajza 19-vjeçare. Të pyetur nga policia ata kanë pohuar se pavarësisht dëshirës së tyre për të lidhur krushqi me familjen Meta, i ati vajzës Pëllumb Meta ua kishte bërë të qartë se krushqia nuk mund të bëhej pasi vajza do të vazhdonte shkollën dhe nuk kishte plane për ta fejuar.

"Në interes të hetimeve u janë marrë deklarime dhe shtetasve O. Q., R. Q., E. Q. ku shtetasja E.Q. ka deklaruar se ka pasur dëshirë që të lidhte krushqi me familjen e viktimës por që ky i fundit nuk ka pranuar pasi vajza do të vazhdonte shkollën dhe nuk ka pasur plane për ta fejuar” - thuhet në dosjen hetimore. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Brnabiç: Nuk është vjedhur asnjë votë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka thënë se në Beograd me gjasë do të ketë zgjedhje të reja, e jo zgjedhje të përsëritura, duke shtuar se është e sigurt s...

16:40

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI