Flash

Historia/ Kasandër Noga, studenti i policisë që u bë vrasës dhe gjakmarrja 24-vjeçare

Lapsi.al 25 February 2024
Historia/ Kasandër Noga, studenti i policisë që u bë

Emri i Kasandër Nogës ka më shumë se dy dekada që lakohet në media dhe dosjet e policisë. Të shtunën policia e Tiranës doli në një konferencë për shtyp për të folur për një masakrën e Don Boskos në 4 janar 2022 ku në një lokal të kësaj zone në Tiranë u vra Erion Çela dhe u plagosën 4 të tjerë. Tashmë del se viktima humbi jetën gabimisht pasi autorët kërkonin një person tjetër.

Shënjestra ishte Geron Hasanbelliu ndërsa vrasja ishte porositur nga Kasandër Noga. 46-vjeçari është futur herët në botën e errët të krimit. Ishte student i Akademisë së Policisë kur u përjashtua para se të diplomohej, kur plagosi me thikë në ambientet e shkollës një student nga Lushnja. Në Akademi njihej, gjakftohtë, pak i frikshëm, por inteligjent. Ra në hakmarrje fare i ri. 24 v vjet më parë në Patos, Kasandër Noga u konfliktua me Gentianin, vëllain e Erion dhe Geron Hasanbellit, sherr ky që vazhdon të shkaktojë viktima në Tiranë e Belgjikë.

[caption id="" align="alignnone" width="729"]Kasandër Noga Kasandër Noga[/caption]

Në atë kohë Erion Hasanbelliu jetonte në Itali. Atje kontaktoi Mariglen Hodajn të cilit i dha një shumë parash që t’ia dorëzonte babait të tij, Aqif Hasanbellit në Patos. Por, Marigleni nuk i dorëzoi paratë dhe më 4 gusht të vitit 2000 u vra në qytetin e Patosit. Në përplasjen me armë u plagos djali tjetër i familjes Hasanbelli, Geroni. Erion Hasanbelli u cilësua organizator i vrasjes.

Viktima ishte miku i ngushtë i Kasdandër Nogës. Për t’u hakmarrë, vetëm dy javë më pas, më 19 gusht të 2000, Kasandër Noga hyri në Sanatorium në Tiranë i shoqëruar nga Julian Çela. Aty ndodhej i shtruar Aqif Hasanbelli (babai i vëllezërve Hasanbelli) dhe Dritan Hajdini, shoku i Geronit. Me breshëri automatiku, i lanë të vdekur në vend. Ngjarja u njoh si “masakra e Sanatoriumit”.

[caption id="" align="alignnone" width="640"]E qëlluan me 6 plumba/ Kush është Erion Hasanbelliu, çfarë e lidh me vrasjen e Sokol Çapjës dhe Bledar Muçës - Kronika Erion Hasanbelliu[/caption]

Për të larë gjakun e babait, vëllezërit Geron dhe Erion Hasanbelli ekzekutuan Julian Çelën dhe plagosën rëndë Kasandër Nogën në Belgjikë në 2002. Geroni u strehua në Itali, por u arrestua në 2009-ën dhe u ekstradua në Shqipëri. Kurse Kasandër Noga, autori i masakrës së Sanatoriumit u arrestua nga policia belge u ekstradua në Shqipëri. Mbi të rëndonte një dënim me burgim të përjetshëm.

Geron Hasanbelli doli fillimisht i pafajshëm ndërsa vëllai i tij, Erioni u dënua me 25 vjet burg. Më pas Gjykata e Apelit e Vlorës e dënoi edhe Geronin me 14 vite burg, ndaj dhe ai u riarrestua. Pas disa vitesh vëllezërit Hasanbelli u liruan, por Noga i mbante nën mbikëqyrje. Në vitin 2022, Noga shtiu në qendër të Brukselit, por Erion Hasanbelli mbijetoi. Një vit më vonë Kasandër u vu sërish në pranga.

Nga qelia ai vendosi të ekzekutojë vëllezërit Hasanbelli dhe nipat e tyre. Për këtë pagoi Ilirian Feçin dhe vëllezërit Indrit e Gentjan Beqiraj. Por pas disa kohësh ata u tërhoqën nga frika, dhe për vrasjen Kasandër Noga dhe miku i tij Kevin Zeneli (Suçi) kontaktuan dy persona të tjerë, që ende nuk janë identifikuar.

Rrëfimet e vëllezërve Beqiraj çuan në burg 12 persona pjesë të një grupi kriminal - Euronews Albania

Policia thotë se më 4 janar 2022, Kevin Zeneli dhe dy të panjohurit hapën zjarr drejt një lokali në Don Bosko. Synimi i tyre ishte vrasja e Geron Hasanbellit, por ata ngatërruan objektiv. I vrarë mbeti Erion Çela dhe u plagosën 4 persona të tjerë. Tashmë në pranga për këtë ngjarje është vënë edhe Roland Ahmetsulaj. Ai akuzohet se ka mbajtur nën vëzhgim lëvizjet e personave që ishin objektiv i atentatit.

[caption id="" align="alignnone" width="512"]Belgjika dërgon letërporosi në Shqipëri për Kevin Zenelin, ndodhet në kërkim për atentatin ndaj Erjon Hasanbelli | Panorama ONLINE | lajm i fundit, lajmet e fundit, lajme Kevin Zeneli[/caption]

Ai ka treguar se ka pasur njohje me Kevin Zenelin, i cili është ende në arrati. 36-vjeçari Ahmetsulaj ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen në Don Bosko. Megjithatë policia thotë se nga të dhënat e tabulateve dhe qelizave telefonike rezulton se Ahmetsulaj, ka qenë në afërsi të vendit të ngjarjes dhe ka komunikuar me Kevin Zenelin. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Brnabiç: Nuk është vjedhur asnjë votë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka thënë se në Beograd me gjasë do të ketë zgjedhje të reja, e jo zgjedhje të përsëritura, duke shtuar se është e sigurt s...

16:40

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI