Flash

Krimi horror, zbardhet dëshmia e djalit: E zhveshëm dhe e mbështollëm me plasmas, pastaj e varrosëm natën në kasolle

Lapsi.al 24 February 2024
Krimi horror, zbardhet dëshmia e djalit: E zhveshëm dhe e

Kishin planifikuar gjithçka, por jo metodat gjithëpërfshirëse të policisë për të zbardhur një ngjarje.

Ishte e shtunë, kur ndodhi vrasja, që u raportua si humbje e babait nga djali që qëlloi 4 herë mbi të. Ishte kohë dreke e datës 10 shkurt, kur Pëllumb Meta, baba i katër fëmijëve, sipas deklaratës së djalit të madh dhe vajzës të tij, ishte shtrirë për të marrë një sy gjumë para se të nisej për në punë.

Të tre fëmijët e viktimës janë të arrestuar tashmë, së bashku me nënën e tyre që ndiqet penalisht në gjendje të lirë.

Në polici janë shprehur se i kanë dhënë fund një kalvari vuajtjesh brenda familjes, ndonëse një kalvar tjetër ka nisur për ta.

Vendimi për të fejuar motrën e vogël Hygertën 19 vjeçe, studente e gjuhëve të huaja, i kishte rritur tensionet në familje sërish.

Hysen Meta ka rrëfyer se donin që ai të ishte një baba si të gjithë të tjerët, që t’i mbështeste dhe jo t’u imponohej në gjithçka. Ishin të rritur tashmë dhe sërish nën diktatin e tij. E çuan nga gjumi.

“Qëllova mbi të. E qëllova disa herë. Nuk u përmbajta më. Bashkë me motrën e futëm në plastmas. Donim të fshihnim gjurmët. E zhveshëm dhe e mbështollëm me plasmas. Më vonë në mbrëmje e çuam te kasollja ku hapëm gropën dhe aty e varrosëm.

E zhvendosa makinën e tij te sektori Rinia dhe u ktheva me vëllain që kishte marrë mjetin e një të njohuri e më kishte ndjek.

Mbrëmjen e 13 shkurtit u paraqita në polici dhe denoncova humbjen e kontakteve me babain. Ishte e rëndë, por ndodhi. As frymë nuk merrnim dot lirisht në shtëpi po të mos donte ai.”

Të këshilluara

Ndryshon moti: Stuhi shiu, breshër dhe rrufe!

Masat ajrore të lagështa të shkëputura nga disa qendra të thella presioni me origjinë nga cikloni i Islandës do të bëjnë që vendi ynë këtë fundjavë të ketë kush...

08:34

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI