Flash

Gruaja e Navalny: Vdekja nuk i mjaftoi, Putin mban peng trupin e burrit tim

Lapsi.al 24 February 2024
Gruaja e Navalny: Vdekja nuk i mjaftoi, Putin mban peng trupin e burrit tim

Nëntë ditë pas vdekjes së Aleksey Navalny në një koloni penale në Siberi, e veja denoncon autoritetet ruse.

Sipas Yulia Borisovana Nalvalnaya, qeveria ka zbatuar shantazhe të shumta në përpjekje për të organizuar një "funeral të fshehtë".

“Vdekja e tij nuk i mjaftoi Putinit”, akuzon ajo, ndërsa autoritetet po “ngacmojnë” dhe “shantazhojnë” nënën e tij, duke kërcënuar se do ta varrosin trupin e tij në burgun ku vdiq.

"Putini është i vetmi përgjegjës" për situatën aktuale, ai që jep urdhra, "i njëjti që pëlqen të tregojë se është një i krishterë i devotshëm", tha sërish e veja, në videon që tregon presidentin në ngjarje publike të lidhura me Kishën Ortodokse.

“Ti e ke torturuar në jetë dhe tani vazhdon ta torturosh pas vdekjes”, e akuzoi Yulia Navalnaya, e cila kërkon që trupi i të shoqit të lirohet “pa kushte”.

Dhe në përvjetorin e dytë të luftës në Ukrainë, që bie sot dhe të cilën presidenti rus e justifikoi me mbrojtjen e vlerave tradicionale, ajo i dërgoi një mesazh Kremlinit: “Na thoni të luftojmë kundër të keqes perëndimore, e cila ndërhyn në vlerat tona tradicionale, por ju vetëm vrisni. Bombardoni civilët natën, me raketa të fshehura në kisha."

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI