Flash

Fëmijët i morën jetën Pëllumb Metës, policia merr në mbrojtje bashkëshorten

Lapsi.al 24 February 2024
Fëmijët i morën jetën Pëllumb Metës, policia merr

Opinioni publik shqiptar është tronditur nga një vrasje makabre e zbuluar ditën e djeshme në Durrës. Tre fëmijë akuzohen se kanë vrarë babanë e tyre, Pëllumb Meta. 50-vjeçari është përcjellë këtë të shtunë për në banesën e fundit. Ndërkohë bashkëshortja Blerina Meta është marrë në mbrojtje nga policia. Nëna e 3 fëmijëve është shoqëruar nga policia në familjen e të atit të saj në Laç.

Dinamika e ngjarjes

50-vjeçari Pëllumb Meta rezultonte i zhdukur prej 10 ditësh. Raportimin e zhdukjes e kishte bërë djali i tij 10 ditë më parë. Pas kallëzimit policia ka nisur hetimet. Falë këmbëngules gjatë marrjes në pyetje të familjes lidhur me zhdukjen e Metës, vajza e tij Hygerta Meta ka treguar se e ka vrarë babanë e saj dhe e ka varrosur në kasollen pranë banesës së tyre. Në vijim të deklaratës, u zbulua se vrasjen e kishte kryer vëllai i 19-vjeçares që tashmë është vënë në pranga së bashku më vëllain tjetër 22-vjeçar. Hysen Meta 24-vjeç akuzohet se ka shkrepur armën, vajza Hygerta 19-vjeç që ka qenë pjesëmarrëse në organizim dhe në krim, ndërsa djali tjetër 22-vjeçar për fshehjen e kufomës.

Hyseni dhe Hygerta mendohet se kishin probleme me babanë dhe kjo e fundit presionohej nga i ati që të martohej me një djalë pa dëshirën e saj. Si rezultat fëmijët vendosën ta vrisnin.

Ditën e shtunë date 10.02.2024, rreth orës 15.00, kur babai ka shkuar në banese ai ka filluar të konfliktohet me të vëllanë. Më pas, 50-vjeçari është shtrirë për të pushuar në një divan të kuzhinës, ndërsa Hyseni ka marrë armën pistoletë TT dhe e ka qëlluar katër herë. Gjatë kryerjes së këtyre veprimeve nuk kanë qenë të pranishëm vëllai i vogël Amarildo dhe as mamaja Blerina, vetëm motra Hygerta. Vëllai ka dalë nga banesa duke e lënë kufomën aty, e ajo ka vijuar më pas me sistemimin e kufomës duke e lidhur atë me lidhëse në këmbë e në duar. Ajo gjithashtu ka gjetur katër gëzhojat dhe i ka lënë sipër tavolinës në cep.

Hygerta e ka mbështjellë kufomën me plastmas të zi dhe e ka lënë në divan. Gjatë mbështjelljes ka harruar në trupin e viktimës dhe një palë gërshërë. Faktin e vrasjes e ka mësuar dhe e ëma dhe i vëllai i vogël kur kanë ardhur në banesë. Në mbrëmje dy vëllezërit janë marrë me hapjen e gropës dhe fshehjen e kufomës, si dhe armën dhe gëzhojat. Vendit përsipër i ka hedhur disa pllaka betoni dhe kashtë që të mos dukej vendi i gërmuar. Po ashtu, ata kanë larguar dhe makinën nga banesa.

Pas dy ditësh i vëllai ka bërë denoncim në polici për humbjen e babait. Ata kanë biseduar me njëri-tjetrin dhe nëse do të zbuloheshin nga policia 19-vjeçarja do të merrte përsipër fajësinë e autorësinë e ngjarjes. E ëma pas kësaj ka pastruar dhomën si dhe divanin mbi të cilin ishte shtrirë Pëllumbi kur u qëllua e kanë ngjitur në katin e dytë.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI