Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Prangoset shqiptari në Britani, fshihte 140 mijë paund të fituara nga drogα

Lapsi.al 24 February 2024
Prangoset shqiptari në Britani, fshihte 140 mijë paund të fituara

Një shqiptar është arrestuar në Britani pasi u gjet në një shtëpi bari. Pas kontrollit që i kanë bërë oficerët britanikë atij iu gjetën edhe rreth 140,000 £. Policia e kishte 'shënjestruar' banesën në Linton Crescent, Alwoodley, që më 21 nëntor të vitit të kaluar. Ata dyshonin se brenda kultivohej lënda narkotike kanabis. Ata kanë parë shqiptarin Daniel Kabalin, i cili hynte në banesë nga dritarja dhe jo nga dera, gjë që i shtoi dyshimet policisë. Pasi vendosen të bastistin banesën, policët gjetën një dollap në të cilin kishte 140,300 £ në kartëmonedha. Ata gjetën gjithashtu sende që shërbenin për rritjen e kanabisit në strehën e kopshtit, por ato nuk po përdoreshin.

20-vjeçari u arrestua dhe në dëshminë e tij pranoi se ndodhej në Britaninë e Madhe në mënyrë të paligjshme dhe i detyrohej një bande trafikantësh 24,000 £, por kishte arritur të paguante 4,000 £. Kabali pranoi akuzën e posedimit të pasurisë kriminale. Gjykata vendosi 15 muaj burg për 20-vjeçarin shqiptar.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI