Flash

15 të vdekur dhe 44 të plagosur, bilanc tragjik nga zjarri në një kompleks pallatesh në Kinë (VIDEO)

Lapsi.al 24 February 2024
15 të vdekur dhe 44 të plagosur, bilanc tragjik nga zjarri në
Të paktën 15 persona humbën jetën dhe 44 të tjerë u plagosën në një zjarr që shpërtheu të premten në një kompleks banimi në qytetin lindor të Kinës Nanjing. Zjarri ka nisur në orën 04:39 të mëngjesit të së premtes dhe për shuarjen e tij janë mobilizuar forca të forta zjarrfikëse me 25 automjete. Në pamjet që u bënë publike në rrjetet sociale kineze shihet një godinë shumëkatëshe që i është dorëzuar flakëve dhe tymit të dendur që ngrihet në qiell. Shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar, por autoritetet vlerësojnë se ka nisur në një vend ku ka pasur dyrrota elektrike. Në një konferencë për shtyp që dha kryetari i bashkisë së metropolit kinez, Chen Zhichang, shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave. Muajin e kaluar, 39 persona humbën jetën në një zjarr në një dyqan në provincën Jiangxi të Kinës qendrore.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI