Flash

Pamje të rënda/ Kasollja e lopës ku fëmijët varrosën babain në Durrës

Lapsi.al 23 February 2024
Pamje të rënda/ Kasollja e lopës ku fëmijët

Pas zbardhjes së ngjarjes së rëndë të ditës së sotme në fshatin Shënavlash të Durrësit ku u gjet i vdekur 50-vjeçari Pëllumb Meta janë publikuar edhe pamjet nga vendi ku fëmijët varrosën viktimën. Fëmijët e viktimës pasi e kanë qëlluar për vdekje me armë e kanë varrosur brenda kasollës së lopës. Siç duket edhe në foto ata kanë hapur një gropë te madhe dhe pas ngjarjes së rëndë kanë varrosur babain e tyre dhe ditë më vonë kanë kryer një denoncim se është zhdukur pasi ka dalë për të ikur në punë.

24-vjeçari Hysen Meta së bashku me vëllain 22-vjeçar, Amarildon dhe 19-vjeçaren Hygerta kishin varrosur trupin e babait të tyre pasi djali i madh e kishte vrarë të atin brenda në banesës më 10 shkurt. Në lidhje me ngjarjen janë vënë në pranga 3 fëmijët e tij dhe është proceduat gruaja njëkohëshisht dhe nëna e të arrestuarve.

VOX News Albania - Çfarë fshihet pas lajmit?

Foto/ U vra nga vajza dhe trupi iu gjet i groposur pas 10 ditësh, ja vendi  ku punonte roje 50-vjeçari Pëllumb Meta - Top Channel

Pëllumb Meta, ishte raportuar i zhdukur nga djali i 10 ditë më parë. Pas kallëzimit për zhdukje, policia ka ngritur dyshimet se mund të jetë një ngjarje kriminale dhe kanë nisur hetimet. Gjatë marrjes në pyetje të familjes lidhur me zhdukjen e Metës, ka qenë vajza e tij Hygerta Meta, e cila pasi është pyetur disa herë, ka treguar se e ka vrarë babanë e saj dhe e ka varrosur në kasollen pranë banesës së tyre. Më pas u zbulua se vrasjen e kishte kryer vëllai i 19-vjeçares ku tashmë janë vënë në pranga së bashku më vëllain tjetër 22-vjeçar. /LAPSI.al

Foto/ U vra nga vajza dhe trupi iu gjet i groposur pas 10 ditësh, ja vendi  ku punonte roje 50-vjeçari Pëllumb Meta - Top Channel

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI