Flash

Nuk gjejnë dot më as patronazhistë, Balluku njofton për vende të lira pune në shtet (FOTO)

Lapsi.al 23 February 2024
Nuk gjejnë dot më as patronazhistë, Balluku njofton për

Në krizë për fuqi punëtore nuk janë vetëm bizneset në Shqipëri. Zbrazja e madhe e vendit nga hemoragjia e emigracionit ka krijuar një vakum të madh burimesh njerëzore edhe në administratën publike.

Pas 10 vitesh në pushtet “Rilindja” s’po gjen dot më as patronazhistë për t’i punësuar prandaj ka nisur shpalljen e njoftimeve publike për vende të ndryshme vakante.

Zv.kryeministrja Belinda Balluku madje shkon edhe më tej duke i reklamuar në faqet e saj në mediat sociale këto njoftime, me shpresën se do të ketë të interesuar.

Ngaqë e dinë se s’ka më njeri besim në “konkurset” e tyre pasi gjithmonë fituesit ishin socialistë e patronazhistë të paracaktuar, Balluku kujdeset që në njoftimet e saj të përbetohet edhe për “proces të drejtë e transparent”.

Pasi i dëboi shqiptarët në emigracion përgjatë 10 viteve, “Rilindja” kërkon njerëz me konkurs për punët e shtetit. Aq shumë kanë ikur nga Shqipëria sa tani s’kanë më as patronazhistë të tyre për t’i punësuar në administratë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Beqaj tjetër sinjal nga SPAK për Manastirliun

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur këtë të premte në SPAK, ashtu sikurse është i caktuar më herët në masën e sigurisë. Por në një prononcim...

18:22

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI